Zgjerimi i hetimeve edhe për tetë zyrtarët e tjerë në rastin
Medicus, ku përmenden edhe emrat e ish-zyrtarëve të lartë të
institucioneve të vendit, janë hedhur poshtë nga vet ata. Përderisa
ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka thënë se në kohën kur ka
qenë ministër, klinika Medicus nuk ka pasë licencë, Shaip Muja thotë që
është i hapur të bashkëpunojë me organet e drejtësisë së Kosovës, si dhe
atyre të EULEX-it në zbardhjen e këtij rasti.
Gjatë ditës së djeshme, gazeta britanike The Independent ka shkruar se prokurorët e BE-së do të hetojnë figura kyçe qeveritare në Kosovë, për përfshirjen e mundshme në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve, që joshi donatorët e varfër duke iu marrë atyre veshkat dhe duke ia shitur pastaj ato përfituesve të pasur për shuma të majme, citon gazeta britanike burime të afërta me rastin.
Në këtë shkrim ajo përmend edhe emrat, si të ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi, dhe ish-këshilltarin e kryeministrit Thaçi, Shaip Muja.
Gashi, në një prononcim për media, ka thënë shkurt se sa ka qenë ai ministër, kjo klinikë nuk ka pasur licencë.
Ndërkohë, Muja, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë nëpërmjet telefonit për Kosovapress se është i hapur që të bashkëpunojë 24 orë në lidhje me këtë rast, por ka tërhequr edhe vërejtjen gazetarëve që mos të japin informacione të pabazuara.
“Jam i hapur për drejtësi dhe nuk i iki drejtësisë. Unë i besoj drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare të EULEX-it. Për çdo gjë jam transparent, 24 orë. Nuk është mirë me konsumu informacione të pabazuara, se edhe gazetarët kanë përgjegjësi publike”, ka thënë Muja.
Për më tepër, ai ka thënë se ka qenë i hapur të bashkëpunojë me organet e drejtësisë që nga dalja e raportit të Dick Martyt dhe Medicusit.
“Medicus-i ka marr verdiktin e vet dhe nëse ai verdikt nuk ka qenë i mjaftueshëm, unë i jam i hapur... Jam i vendosur me sjell ligjshmëri në Kosovë dhe me sjell ligje që mungojnë. Nuk besoj që EULEX-i u beson disa mediave të cilat krijojnë percepcionin publik, sepse ky mund të jetë shumë relativ”, ka thënë Muja.
Ndryshe, pesë persona janë gjetur fajtorë javën e kaluar për trafikimin e qenieve njerëzore dhe transplantimin e paligjshëm të organeve në fazën e parë të gjykimit, përfshirë këtu urologun Lutfi Dervishi, drejtor i Klinikës, dhe djalin e tij Arbanin, të cilët u dënuan me tetë vjet, respektivisht shtatë vjet burg. /Telegrafi/
READ MORE

Microsoft njoftoi se tranzicioni i ngadalshëm nga Hotmail në
Outlook.com, tani është kompletuar. Microsoft ka zëvendësuar shërbimin e
plakur Hotmail me faqen e saj të re Outlook.com, duke zhvendosur mbi
150 petabyte emaile dhe informacione brenda gjashtë javëve, sipas
kompanisë. Tani zyrtarisht Hotmail ka mbaruar.
Microsoft gjithashtu krenohet se 400 milionë përdorues tani janë duke përdorur Outlook.com, e cila duket si një sasi e madhe për një shërbim të ri, por mbi një milion përdorues janë regjistruar brenda disa orëve në Outlook.com.
Microsoft lansoi Outlook.com gjatë verës së vitit të kaluar, si një shërbim i ri emailesh që do të zëvendësojë përfundimisht Hotmail dhe të hapë dyert për përfshirjen e më shumë karakteristikave.

Publikuar: 02.05.2013 - 17:22Një
luftë e gjatë për dominim ndaj televizionit është mbyllur, pasi
“Youtube” për herë të parë në histori kaloi numrin e shikuesve unikë të
ekranit të zakonshëm. Këtë përfundim e dha shefi ekzekutiv i “Google”,
Eric Schmidt, gjatë një prezantimi të enjten.
Sipas Schmidt, nuk ka më dyshim se e ardhmja është tashmë “Youtube”, faqja që kaloi kufirin e një miliardë shikuesve unikë gjatë muajit prill dhe, sipas përllogaritjes së “Google”, është në total tashmë më e ndjekur se televizioni i zakonshëm.
Pavarësisht kësaj arritje, sipas shefit ekzekutiv të “Google”, e ardhmja e “Youtube” mund të jetë vetëm e ndritur, me përhapjen e madhe që po merr rrjeti në vendet e botës së tretë, ku televizioni ende mbizotëron, transmeton TCH.
Për faktin se platforma më e madhe e postimit të videove në botë është në gjendje të ofrojë një seleksionim të gjerë, “Youtube” po fiton një avantazh të madh ndaj televizionit, i cili ii ofron shikuesve të tij një përzgjedhje shumë më të kufizuar programesh.

Në Rijekë, përkatësisht në Istër të
Kroacisë, mesditën e sotme solemnisht u hap Qendra Islamike, e cila
tashmë ka marrë titullin e “Xhamisë më e bukur në Evropë”.
Kryeimami i Rijekës, Hajrudin Mujkanoviq ka deklaruar se Qendra Islamike do të jetë vend ku besimtarët do të tubohen për lutje dhe rite fetare, ndërsa numri i madh i pjesëmarrësve në këtë ceremoni është edhe në nderim të këtij monumenti arkitektonik e kulturor, që do të jetë objekt i hapur për të gjithë.
Qendra Islamike në Rijëkë, kap një sipërfaqe prej 5.300 metër katror, ndërtimi i saj ka zgjatur më shumë se 3 vjet e gjysmë, ku janë investuar rreth 76 milion kuna kroate ose mbi 10 milion euro.
Qendra Islamike kap një sipërfaqe prej 5.300 metra katrorë.
READ MORE
Xhamia,ka marr këtë titull për shkak
vlerave të veçanta të saja kulturore dhe arkitektonike, ndërsa është
konceptuar dhe projektuar nga akademiku Dushan Xhamonja ndërsa idenë e
tij e kanë jetësuar arkitektët Darko Vllaoviq dhe Branko Vuçinoviq.
“Një proekt të ngjashëm me këtë nuk mund ta gjeni askund.Shpresoj se
pikërish nga se është e veçantë, shum shpejtë do të bëhet e njohur” –
tha Arkitekti, Darko Vllaoviq.Kryeimami i Rijekës, Hajrudin Mujkanoviq ka deklaruar se Qendra Islamike do të jetë vend ku besimtarët do të tubohen për lutje dhe rite fetare, ndërsa numri i madh i pjesëmarrësve në këtë ceremoni është edhe në nderim të këtij monumenti arkitektonik e kulturor, që do të jetë objekt i hapur për të gjithë.
Qendra Islamike në Rijëkë, kap një sipërfaqe prej 5.300 metër katror, ndërtimi i saj ka zgjatur më shumë se 3 vjet e gjysmë, ku janë investuar rreth 76 milion kuna kroate ose mbi 10 milion euro.
Ndër të ftuarit e posaçëm janë ministri i Vakufit të shtetit të
Katarit, dr. Gajs b. Mubarek el-Kuwari, që do të jetë i pranishëm në
emër të shtetit të Katarit dhe donatorit më të madh nga ky shtet, emirit
të Hamed bin Khalif et-Thani.
Gurëthemeli i Qendrës Islamike në Rijekë është vënë më 3 tetor 2009,
ndërsa ndërtimi ka filluar në mars të vitit 2010. Qendra është ndërtuar
në pjesën veriperëndimore të Rijekës, në afërsi të autostradës anësore.
Autor i projektit ideor është Dusan Dzamonja, ndërsa idenë e tij e kanë
jetësuar arkitektët Darko Vlaovic dhe Branko Vuçcnovic.Qendra Islamike kap një sipërfaqe prej 5.300 metra katrorë.
Londër, 3 maj , Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg
mund të marrë shumë shpejt një vendim, sipas të cilit do të shpërblejë
me miliona euro ushtarët dhe paramilitarët serbë me miliona euro, për
pjesëmarrjen në luftën kundër shqiptarëve dhe NATO-s. Lajmin e
transmeton gazeta britanike Daily Mail, sipas së cilës këtë muaj një
panel i gjyqtarëve do të dëgjojë ankesat për dëmshpërblim. Mundësia e
tillë është përshkruar si cmenduri dhe bizare nga disa deputetë të
Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron. “Daily Mail” kujton
se këtë ushtarë kanë kryer pastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës,
dhe se NATO-ja me britanikët në të, ka bombarduar Serbinë për ta
shpëtuar Kosovën nga Miloseviqi. Gjykata pritet të urdhërojë pagesë për
rezervistët, pasi që ata janë ndjerë të diskriminuar, raporton KTV.
“Kjo është bizare. Lufta e Kosovës kishte të bëjë me parimet e
vetëvendosjes, dhe tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë në drejtimin e kundërt. Nuk
ka shumë gjëra që të bëjnë të kesh simpati për serbët, por kjo është
çmenduri. Kredibiliteti i Gjykatës do të bjerë shumë”, ka thënë deputeti
konservator Douglas Carsëell.
Gazeta britanike citon raporte të OKB-së që e kanë vlerësuar luftën e
Kosovës si përpjekje për pastrim etnik që do të realizohej me forma
kriminale, duke përfshirë deportimet, vrasjet dhe persekuptimin e
shqiptarëve të Kosovës.
READ MORE
Në të kaluarën LG dhe Google kishin bashkëpunuar për të sjellur
gjeneratën e katërt të Nexus, pajisje kjo që u popullarizua për cilësinë
dhe dizajnin e vecantë.
Ndërsa tani, sipas raporteve të fundit thuhet se këto dy kompani mund të jenë duke punuar prapë së bashku për të sjellur një version të ri të Nexus. Disa spekulime tjera që po qarkullojnë kohët e fundit bëjnë të ditur se LG është duke punuar në zhvillimin e LG Optimus G2, në të cilin mund të bazohet pajisja e re Nexus.
Deri tani nuk kemi detaje në lidhje me specifikat e pajisjes së re Google Nexus nga LG përvec spekulimeve se pajisja mund të lansohet gjatë tetorit të këtij viti. /Indeksonline/

Rikja dhe Elona Sqarohen. Elona:” Duan të na përçajnë”;
Elona me Riken fillojnë të sqarojnë njëra-tjetrën në lidhje me debatin që Rikja pati me Ilirin i cili bëri një ndërhyrje shumë banale në diskutimin që ajo po bëntë. Ajo i rrëfen Elonës që nëse Iliri vazhdon me banalitetet e tij, herë tjetër do dalë jashtë vetes dhe nuk e di se çfarë do të bëjë.
Sipas Elonës, Rikja nuk ishte aty prezente në momentin që po bëhej shakaja dhe ajo besoi atë çka i tha Edberi. Elona i thotë se nuk bën mirë që të ketë kaq shumë besim te Edberi. Sipas saj ajo mund ta kishte kaluar muhabetin me qetësi dhe pa u acaruar. Elona Sipas Elonës, në këtë situatë Edberi ka përfituar duke dashur të nxjerrë Elonën dhe Ilirin sikur i janë kundërvënë Rikes. Rikja i rrëfen Elonës se Edberi i ka thënë Rikes se ajo e vlerëson shumë Ilirin, ndërkohë që ai nuk e vlerëson shumë Riken. Rikja e ka përgënjeshtrua këtë gjë duke i thënë se po e provokonte ilirin dhe nuk ka asnjë arsye tjetër. Sipas saj Edberi e ka akuzuar atë që Elona e përdor Riken duke e mësuar se si të flasë dhe të përgjigjet.
Sipas Elonës, ajo e ka kuptuar shumë mirë lojën e Edberit. Ajo thotë se qëllimi i tyre është që ta përçajnë Riken me Elonën dhe prandaj krijojnë situata të tilla për të përfituar. Por Rikja këmbëngul që ndërhyrja e Ilirit ishte shumë vulgare dhe nuk mund ta pranojë, pavarësisht se Elona përpiqet ta justifikojë duke i thënë që mos ta marrë aq për ters fjalorin e tij sepse qëllimi nuk e ka pasur aq të keq. Më pas vajzat përqafohen dhe i shprehin afrimitetin dhe dashurinë njëra-tjetrës;