Showing posts with label News. Show all posts

Zgjerimi i hetimeve edhe për tetë zyrtarët e tjerë në rastin
Medicus, ku përmenden edhe emrat e ish-zyrtarëve të lartë të
institucioneve të vendit, janë hedhur poshtë nga vet ata. Përderisa
ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka thënë se në kohën kur ka
qenë ministër, klinika Medicus nuk ka pasë licencë, Shaip Muja thotë që
është i hapur të bashkëpunojë me organet e drejtësisë së Kosovës, si dhe
atyre të EULEX-it në zbardhjen e këtij rasti.
Gjatë ditës së djeshme, gazeta britanike The Independent ka shkruar se prokurorët e BE-së do të hetojnë figura kyçe qeveritare në Kosovë, për përfshirjen e mundshme në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve, që joshi donatorët e varfër duke iu marrë atyre veshkat dhe duke ia shitur pastaj ato përfituesve të pasur për shuma të majme, citon gazeta britanike burime të afërta me rastin.
Në këtë shkrim ajo përmend edhe emrat, si të ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi, dhe ish-këshilltarin e kryeministrit Thaçi, Shaip Muja.
Gashi, në një prononcim për media, ka thënë shkurt se sa ka qenë ai ministër, kjo klinikë nuk ka pasur licencë.
Ndërkohë, Muja, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë nëpërmjet telefonit për Kosovapress se është i hapur që të bashkëpunojë 24 orë në lidhje me këtë rast, por ka tërhequr edhe vërejtjen gazetarëve që mos të japin informacione të pabazuara.
“Jam i hapur për drejtësi dhe nuk i iki drejtësisë. Unë i besoj drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare të EULEX-it. Për çdo gjë jam transparent, 24 orë. Nuk është mirë me konsumu informacione të pabazuara, se edhe gazetarët kanë përgjegjësi publike”, ka thënë Muja.
Për më tepër, ai ka thënë se ka qenë i hapur të bashkëpunojë me organet e drejtësisë që nga dalja e raportit të Dick Martyt dhe Medicusit.
“Medicus-i ka marr verdiktin e vet dhe nëse ai verdikt nuk ka qenë i mjaftueshëm, unë i jam i hapur... Jam i vendosur me sjell ligjshmëri në Kosovë dhe me sjell ligje që mungojnë. Nuk besoj që EULEX-i u beson disa mediave të cilat krijojnë percepcionin publik, sepse ky mund të jetë shumë relativ”, ka thënë Muja.
Ndryshe, pesë persona janë gjetur fajtorë javën e kaluar për trafikimin e qenieve njerëzore dhe transplantimin e paligjshëm të organeve në fazën e parë të gjykimit, përfshirë këtu urologun Lutfi Dervishi, drejtor i Klinikës, dhe djalin e tij Arbanin, të cilët u dënuan me tetë vjet, respektivisht shtatë vjet burg. /Telegrafi/
READ MORE

Londër, 3 maj , Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg
mund të marrë shumë shpejt një vendim, sipas të cilit do të shpërblejë
me miliona euro ushtarët dhe paramilitarët serbë me miliona euro, për
pjesëmarrjen në luftën kundër shqiptarëve dhe NATO-s. Lajmin e
transmeton gazeta britanike Daily Mail, sipas së cilës këtë muaj një
panel i gjyqtarëve do të dëgjojë ankesat për dëmshpërblim. Mundësia e
tillë është përshkruar si cmenduri dhe bizare nga disa deputetë të
Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron. “Daily Mail” kujton
se këtë ushtarë kanë kryer pastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës,
dhe se NATO-ja me britanikët në të, ka bombarduar Serbinë për ta
shpëtuar Kosovën nga Miloseviqi. Gjykata pritet të urdhërojë pagesë për
rezervistët, pasi që ata janë ndjerë të diskriminuar, raporton KTV.
“Kjo është bizare. Lufta e Kosovës kishte të bëjë me parimet e
vetëvendosjes, dhe tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë në drejtimin e kundërt. Nuk
ka shumë gjëra që të bëjnë të kesh simpati për serbët, por kjo është
çmenduri. Kredibiliteti i Gjykatës do të bjerë shumë”, ka thënë deputeti
konservator Douglas Carsëell.
Gazeta britanike citon raporte të OKB-së që e kanë vlerësuar luftën e
Kosovës si përpjekje për pastrim etnik që do të realizohej me forma
kriminale, duke përfshirë deportimet, vrasjet dhe persekuptimin e
shqiptarëve të Kosovës.
READ MORE
Prishtinë, 3 maj (E plotësuar) - Unë nuk kam qenë në Berlin në vitin
1992, në takimin mes Tahir Zemajt dhe Adem Demaçit. As atëherë nuk i kam
përkrahur qëndrimet e Demaçit. Kam qenë përkrahëse e vijës së
presidentit Rugova. Gani Dobrunaj në deklaratën e tij ka folur për
praninë e një Donike në këtë takim, por jo të Donika Gërvallës, shkroi
në një sqarim për portalin Koha.net, Donika Gërvalla.
“Harresa në pleqëri i falet gjithkujt, gënjeshtra e qëllimshme jo. Manipulimet e vazhdueshme nuk duhet t'ia lejojnë vetes as ata që kanë paguar një çmim të lartë për lirinë e Kosovës. Adem Demaçi, nga simbol i rezistencës, çdo ditë e më tepër po kthehet në një figurë tragjike. Do të duhej t'i tregojë dikush se nuk i bën nder as vetes dhe as Kosovës duke vazhduar strategjinë e akuzave të pavërteta”, përfundon sqarimi dhe reagimi i Donika Gërvallës.
13:53 - Demantohet Demaçi, fotografitë janë origjinale
Berlin, 3 maj - Pas botimit të reagimit të LDK-së, e sidomos pas botimit të fotografive në të cilat shihej Adem Demaçi në një takim me kolonel Tahir Zemajn dhe me bashkëveprimtarë të tjerë, i mbajtur në Berlin në vitin 1992, Adem Demaçi i ka deklaruar një mediumi në Kosovë se asnjëherë nuk e ka takuar Tahir Zemajn dhe se gjoja këto fotografi janë të falsifikuara.
Adem Demaçi në reagimin e tij për një medium “online” ka thënë: “Ato janë fotografi të falsifikuara nga gazeta “Bota sot”. Unë kurrë në jetë nuk e kam takuar atë (Zemajn). Fotografinë e kanë falsifikuar, unë kurrë s’kam pasur rast të takohem me të dhe s’kam pasur mundësi të takohem. Ata Zoti i shpërbleftë dhe i pagoftë për ato falsifikime. Me pas shtet, unë i kisha paditur për këtë falsifikim, mirëpo nuk kemi shtet që merret me këto punë, kështu që vetëm po i shikoj për karshi”, ka përfunduar Demaçi.
“Me përgjegjësi të plotë personale, morale e juridike deklaroj se fotografitë e botuara në gazetën “Bota sot” janë origjinale dhe të vërteta. Këto fotografi janë bërë në vitin 1992, në Berlin. Adem Demaçi, Tahir Zemaj, Donika Gërvalla e të tjerë kanë qenë mysafirë për tri ditë dhe janë takuar në restorantin Sani Pietro në Berlin me pronar Rexhep Dobrunajn, vëllanë tim të madh”, thotë ekskluzivisht për “Botën sot” Gani Dobrunaj i cili po ashtu duket në fotografi.
Sipas Gani Dobrunajt, në fotografinë përbashkët janë këta persona: lart është Tahir Zemaj, Xhavit Haliti, një femër gjermane, që angazhohej për të drejtat e njeriut, Gani Dautaj (me mustaqe), Rexhep Dobrunaj, pronar i restorantit “San Pietro” ku kanë qëndruar për tri ditë në Berlin dhe ku janë bërë këto fotografi dhe personi me emrin Ethem nga Mitrovica (me mustaqe). Ndërkaq në rendin poshtë, ulur, janë: Haki Kuçi (me 2 gishta të ngritur lart – simbol i rezistencës paqësore të presidentit historik Ibrahim Rugova), Gani Dobrunaj, Burim Dobrunaj e të tjerë.

Policia e Bostonit thotë se tre persona të tjerë janë ndaluar si pjesë e
një hetimi të sulmeve vdekjeprurëse në Maratonën e Bostonit dhe
autoritetet po i akuzojnë ata se ndihmuan njërin nga vëllezërit e
dyshuar, Dzhokar Tsarnaev në ditët pas shpërthimeve të 15 prillit.
Zyrtarët e rendit dhe një avokat mbrojtjeje identifikuan dy të dyshuarit sot si qytetarë kazakë që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara për të studiuar në Universitetin e Masaçusetsit në Dartmouth, e njëjta shkollë ku ishte regjistruar Tsarnaevi.
Dy të dyshuarit të identifikuar si Dias Kadyrbayev dhe Azamat Tazhayakov ishin ndaluar për mbi një javë nën akuzat se kishin shkelur vizat studentore. I dyshuari i tretë, një amerikan nuk u identifikua nga autoritetet.
Autoritetet u thanë mediave amerikane se të dyshuarit mendohet se kishin zhdukur prova të lidhura me sulmet me bombat ku gjetën vdekjen tre vetë dhe u plagosën mbi 250.

( E plotësuar) Ka vdekur edhe personi i dytë i cili ishte në veturën
që u përplas në drunj në afërsi të qytetit të Pejës. Sipas burimeve të
Indeksonline A.M nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Ai ka
ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
...................
Një aksident i rendë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në orët e pasdites në rajon të Pejës. Në rrugën Klinë –Pejë, në brendi të Pejës, si pasojë e një aksidenti me makinë ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes D.D nga Radulloci i Komunës së Klinës.
Në veturë ka qenë edhe një tjetër person. Sipas burimeve të Indeksonline, ai është dërguar në QKUK në gjendje të rendë shëndetësore.
Sipas dëshmitarëve të rastit aksidentit ka ardhur pasi ngasësi ka hyrë në tejkalim, por në pamundësi për të tejkaluar një veturë ka përfunduar në një turrë të drunjve.
Indeksonline ka provuar që të kontaktojë edhe më zyrën e informimit të Policisë të rajonit të Pejës, por ata nuk janë lajmëruar. /Indeksonline/

Vënia në jetë e një fëmije ka një kosto të madhe fizike, të
cilën shumë prindër nuk kanë qenë të përgatitur ta përballojnë. Netë pa
gjumë dhe përkujdesje e vazhdueshme 24 orë në 24 në muajt e parë, e
bëjnë jetën tepër të mundimshme, për secilin prej prindërve. Në rastin e
një nëne australiane, sfilitja u shndërrua në një tragjedi, e cila ka
fituar një vëmendje kombëtare në të gjithë vendin.
Miranda Hebble, në qytetin e Perthit, vendosi dy djemtë e saj, 2 vjeç dhe 10 muajsh në vaskë, për t’i bërë dushin e zakonshëm.
Pasi vendosi fëmijët në vaskë, ajo shkoi të shtrihej, me qëllim që të relaksohej për pesë minuta, ndërsa dy vëllezërit mund të argëtoheshin duke luajtur me ujin, një aktivitet i tyre i preferuar.
Megjithatë, e sfilitur nga netë të tëra pa gjumë për shkak të të qarave të djalit të vogël, Miranda u zhyt në një gjumë të thellë prej 10-orësh.
Kur u zgjua, nëna shkoi të kontrollonte djemtë, por pa të birin 10-muajsh duke notuar përmbys mbi vaskë, ndërsa djalin e madh të shtrirë të pajetë në dysheme, transmeton TCH.
2-vjeçari, duke shfrytëzuar të gjithë forcën e tij fizike, kishte arritur të kapërcente vaskën, por kishte ndërruar jetë pak më vonë, si rrjedhojë e mbytjes nga uji që kishte pirë e përplasjes së kokës në dysheme në momentin e daljes nga vaska.
Babai i fëmijëve, Christopher Stevens, u lajmërua për fatkeqësinë ndërsa ishte në punë, pasi si i vetmi i punësuar i familjes, i duhej të punonte me orë të gjata, shpesh jashtë qytetit.
I shkatërruar nga dhimbja, ai vendosi që të ndahej nga bashkëshortja, të cilën e konsideron përgjegjëse. Nga ana e saj, Miranda përballet me një proces gjyqësor për vrasje nga pakujdesia dhe një trajtim psikologjik për të përballuar traumën.
Mbi të gjitha, rasti i saj fitoi një vëmendje të gjerë mediatike, duke shërbyer si një rast apeli dhe ndërgjegjësimi për të gjithë ata punëdhënës, që ushtrojnë presion mbi punonjëset e tyre që të rikthehen në punë, sa më shpejt pas lindjes. /Telegrafi/

Ministria e Arsimit në Serbia në promovimin e një projekti, ka përdorur harta në të cilën Kosova figuron e ndarë nga Serbia. Gjatë
promovimit të një projekti për ndërtimin e nanoqendrës teknologjike në
Beograd, nga ana e ministrit serb të Arsimit, Zarko Obradovic, para
shumë mysafirëve të ftuar në Akademinë Serbe të Shkencës dhe Arteve,
janë radhitur slajde me harta, në të cilat Serbia është prezantuar pa
Kosovën, transmeton “Alo”.
Prezantimin e ka bërë ndihmësi i ministrit të Arsimit, Radomir Zikic, e ka arsyetuar këtë duke thënë se në prezantimin grafik është përdorur harta e një pjese të Evropës e marrë nga publikime ndërkombëtare.
“Harta e prezantuar nuk paraqet qëndrimin e politikës tonë shtetërore apo të Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës, lidhur me kufijtë e shteteve të rajonit”, ka thënë Zikic.

Qeveria e Maqedonisë po dëshmon nga dita në ditë se nuk është e
interesuar për procesin e integrimit euroatlantik. Kështu reagojnë
njohësit e zhvillimeve ndërkombëtare duke folur për heshtjen e zyrtarëve
lidhur me kritikat e repartit të Komisionit Evropian për Maqedoninë dhe
raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive e njeriut.
Dy raportet kritikojnë autoritetet për ngecje të shumta në procesin e afrimit të vendit drejt BE-së, për shkak të mosshfaqjes së shenjave për zgjidhjen e kompromisit me Greqisë si dhe për mospërmbushjen e kritereve kryesore që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut.
Këto vërejtje jo që nuk janë komentuar, por zyrtarët tani një kohë ndodhen jashtë vendit me arsyetimin e lobimit për tërheqjen e investimeve nga jashtë nga shtetet si Azerbajxhani, Argjentina, Brazili e kështu me radhë.
Profesori universitar, Nikolla Dujoski thotë për Radio Evropa e Lirë se është fakt se prioritetet e kësaj qeverie janë të drejtuara nga çështjet ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të jashtme, për çka flasin edhe vizitat e zyrtarëve të saj në shtetet e Amerikës Jugore, e kështu me radhë, por, sipas tij, qeveria nuk duhet të harroj se për ne për momentin shumë me më rëndësi janë integrimet euroatlantike.
“Do të ishte jashtëzakonisht mirë nëse paralelisht me këtë prioritet i jepet shtytje edhe integrimit euroatlantik apo zgjidhjes e çështjes së emrit me Greqinë, por fatkeqësisht mendoj se kjo nuk është në prioritetin e kësaj qeverie”, thotë Dujoski.
Sipas tij, një qasje e këtillë e kreut shtetëror rrënon imazhin ndërkombëtar të vendit dhe len për shtypjen e një shteti joserioz dhe të papërgjegjshëm.
“Ne disi jemi të përqendruar vetëm në tërheqjen e investimeve të jashtme, të cilat nuk do të vijnë nëse ne nuk i rregullojmë çështjet që kanë të bëjnë me gjyqësinë, sjelljen parlamentare, e shumë çështje tjera që para së gjithash ndërlidhen me procesin e integrimin”, thotë Dujoski.
Ndërkohë, Bashkim Selmani, ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës thotë se presioni ndërkombëtar duhet të jetë më i fuqishëm kur sheh se qeveria injoron thirrjet për zgjidhjen e kontestit që do ti hapte rrugën marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
“Faktori ndërkombëtar Maqedonisë i ka dhënë më shumë hapësirë se sa e meriton. Po të ishte faktori ndërkombëtar pak më serioz në ofrimin e solucioneve për zgjedhje, besoj se problemi do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Mirëpo po të analizojmë edhe problemet tjera që paraqiten në Maqedoni, unë besoj se është krijuar një situatë e atillë që ata nuk do të bëjnë kompromis”, thotë Selmani.
Veç kësaj, ai thotë se pala maqedonase duhet të ketë parasysh edhe se durimit të shqiptarëve po i vjen fundit pasi ata kërkojnë më çdo kusht integrimin e vendit në NATO dhe BE.
“Qytetarët shqiptar realisht janë në pozitë të palakmueshme dhe besoj se kanë arritur deri në pikën e fundit apo në kufirin e vijës së kuqe pasi u bënë më shumë vite që edhe në aspektin e të drejtave, edhe në aspektin ekonomik, edhe në atë politik qytetarët shqiptar tanimë janë të lodhur”, thotë Selmani.
Ndryshe, përveç heshtjes së institucioneve ndaj kritikave nga jashtë, mediat e afërta me pushtetin që nga publikimi i raporteve kanë nisur një fushatë anti-perëndimore, madje disa prej tyre, kanë publikuar edhe raporte të shteteve të ndryshme që kritikojnë SHBA-të dhe BE-së për gjoja standarde të dyfishta.
Njohësit e zhvillimeve politike thonë se shkrimet e këtilla janë të dëmshme dhe nuk sjellin perspektivë për vendin, i cili nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit euroatlantik. /albeu.com/ Shtuar më 29/04/2013, ora 17:19

29 prill 2013
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në njërën nga degët e bankës Raffaisen në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites së sotme. “Rreth orës 11 kemi marrë informatën për një grabitje në rrugën `Nazim Gafurri’, afër shkollës Teknike.
Dyshohet për grabitje të armatosur, në të cilën kanë marrë pjesë tre persona. Aktualisht, policia po kryen të gjitha hapat e nevojshëm dhe ka ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e tyre, sepse të dyshuarit janë arrati”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Policia ka arritur ta arrestojë njërin nga 4 grabitësit. Jozyrtarisht mësohet se ata kanë grabitur 13 mijë euro nga dega e Bankës

Port Au Prince, 28 prill 2013
Në Port Au Prince të Haitit mbylli punimet Samiti i pestë i krerëve të shteteve të Asociacionit të Sheteve të Karibeve. Republika e Kosovës u ftua të merr pjesë për herë të parë zyrtarisht, ndërsa në Samit ishte e përfaqësuar nga Zëvendës Ministri i Jashtëm, Petrit Selimi.
Gjatë qëndrimit në Port Au Prince, zëvendësministri Selimi u prit nga presidenti i këtij shteti që njohu Kosovën më 2012, Michel Joseph Martelly si dhe nga kryeministri, Laurent Lamothe.
Nikoqirët nga Haiti e siguruan zëvendësministrin për përkrahjen e vazhdueshme të Haitit në procesin e njohjës së Kosovës nga shtetet fqinjë, ndërsa e përshëndetën edhe marrëveshjen e arritur në mes të Serbisë dhe Kosovës si hap të rëndësishëm në integrimin ndërkombtarë të Kosovës. Kryeministri, Lamothe pranoi ftesën personale të Qeverisë së Kosovës për vizitë shtetërore në Kosovë në muajt e ardhshëm.
Zëvendësministri, Selimi u ftua të marr pjesë edhe në takimin e ministrave të jashtëm të këtij Asociacioni që mbledh 25 anëtarë të shteteve ishuj si dhe të Amerikës Latine.
Zëvendësministri pat takim me sekretarin e organizatës tjetër që mbledh shtete e Karibeve Caricom, Irwin LaRocque me të cilin biseduan përzemërsisht për mundësinë e rritjes së ndërveprimit të Republikës së Kosovës me shtetet e këtij grupimi të rëndësishëm rajonal. LaRocque siguroi zëvendësministrin Selimi se marrëveshja e arritur në Bruksel ka pasur jehonë në të gjitha shtetet e CARICOM dhe se përbën një argument të rëndësishëm për njohjen e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Samit, zëvendësministri Selimi pati edhe takime të shumta bilaterale. Takim miqësor u zhvillua me ministrin e jashtëm të Grenadës, Nickolas Steele. Ministri Steele e siguroi zëvendësministrin Selimi se Grenada është duke përcjellur me vëmendje zhvillimet pozitive në Ballkan dhe se shteti i tij do të jetë në hap me zhvillimet duke e njohur Kosovën.
Në margjina të Samitit, zëvendësministri Selimi u takua edhe kryeministren e Xhamajkës, Portia Simpson-Miller, e cila siguroi zëvendësministrin Selimi se shteti i saj është duke përcjellur me vëmendje situatën dhe do të reagon sipas zhvillimeve në terren.
Në margjina të Samitit, Selimi u takua edhe me zëvendëskryeministrin e Kubës, Miguel Díaz-Canel. Në një takim të parë ndonjëherë midis dy shteteve, Diaz-Canel shprehi dëshirën për një shkëmbim më të madh të informatave midis Kosovës dhe Kubës dhe deklaroi se Kuba ka përcjellur me seriozitet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Selimi pati bisedë të gjatë dhe të ngrohtë edhe me ministrën e jashtme të Barbadosit, Maxine McClean, e cila tha që shteti i saj do ta përkrah dialogun dhe do të vjen në përfundim të logjikshëm duke përcjellur shtetet tjera të rajonit.
Gjatë qëndrimit një-ditor, Selimi u prit edhe në Ambasadën amerikane në këtë shtet ku e informoi zëvendesambasadorin, Marc L. Desjardins dhe këshilltarët politikë me të cilat u shkembyen informata rreth situates politike në Ballkan dhe Karibe dhe procesin e njohjeve të Kosovës.
Selimi pati takime informuese edhe me shtetet tjera pjesëmarrëse dhe observuese në samit si Korea e Jugut, Kolumbia, Finlanda, Hondurasit dhe Belizes.

Forumi i të Rinjve Mysliman ka reaguar lidhur me
deklarata e kreut të AAK-së, Ramush Hradinaj i cili është prononcuar për
ndryshimin e historisë, ku thotë se “Historinë s’mund të na ndryshojë
as Zoti”.
“Ne si FRM i bëjmë me dije kryetarit te AAK-se, Ramush Haradinajt, se këto deklarata ne na kujtojnë periudhën e sundimit komunist kur Allahu dhe feja injorohej dhe shahej nga krerët politikë të asaj kohe. Si të tillë kërkojmë nga kryetari i AAK-së që të lexoj historinë e popullit shqiptar me traditat tona dhe jo me recetat e komunistëve të Tiranës apo Beogradit. Historia jonë duhet të rishkruhet e përmisohet nga gabimet e qëllimshme që janë bërë “në emër te kombit, për interesa të shteteve të tjera nga të cilët ne krye janë Serbia, Vatikani, Italia, Austria të cilat u pengon islamizimi i shqiptarëve dhe duan ti armiqësojnë shqiptarët me vëllezërit e tyre turq”, thuhet në një komunikatë për media të FRM-së.
FRM, i kujton Haradinajt se Zoti është Ai që e ka krijuar atë, dhe një ditë Haradinaj do të kthehet te Zoti. “Ramushi duhet të kujtojë mirë që kohë më parë ai ishte në buzë të varrit gjatë luftës me Serbinë e Zoti e shpëtoi. Më pas ishte në buzë të burgut kur ishte në Hagë si i akuzuar për krime lufte, dhe sërish Zoti e shpëtoi. Nëse Ramushi edhe pas kësaj mendon që historinë nuk mund ta ndryshoj Zoti, ne i tërheqim vërejtje që ta ketë frike Zotin, se atë qe ta bën Perëndia nuk ta bën dot njerëzia. Nëse Zoti i ka shpëtuar jetën dhe nga burgu më parë, ai nuk duhet të bëhet arrogant kundër Allahut dhe fesë së Tij, se Zoti vonon por nuk harron!”.
FRM i kujton Haradinajt, që në kohë kur zgjedhjet janë afruar, atij i bën mirë të distancohet nga deklaratat antifetare që bënë ai dhe anëtaret e tjerë të partisë së tij si Donika Kada, Burim Ramadani dhe Ardian Gjini. “Nëse Haradinaj dëshiron që muslimanët e Kosovës ta votojnë, ai duhet ti mbrojë të drejtat e tyre dhe jo t’ua sulmoj identitetin e tyre. Por nëse votat i pret nga serbet dhe katolikët, atëherë le ta shpalli këtë gjë publikisht”, vlerëson FRM.
Sipas këtij forumi qytetet që kontrollohen nga partia e Haradinajt janë qytete ku xhamitë janë përplot me njerëz. Andaj, për këtë arsye FRM nuk heziton ti jepë këshilla Haradinajn që të mbrojë identitetin e qytetarëve që ja dhanë votën e të mos bëhet shkas që edhe ato pak vota të mos jenë më pro partisë së tij.
“Në rast se AAK-së dhe Haradinaj vazhdojnë të bëjnë deklarata kundër Zotit dhe fesë së Tij, ne e sigurojmë që do të bëjmë fushatë kundër partisë së tij duke përfshirë të gjitha mjetet që FRM disponon. Në fund e ftojmë edhe njëherë z. Ramush Haradinaj që të pendohet te Zoti, ti falet Atij sepse i gjithë pushteti i takon Allahut dhe jo njerëzve që janë të dobët dhe vdekatarë”, thuhet tutje në reagimin e FRM-së. /Ind/kohaislame

Këshilli komunal
i Komunës së Tetovës nuk po konstituohet dot, pasi ka dështuar
marrëveshja parazgjedhore VMRO – BDI. Sipas Ligjit për Administrim
Lokal, Këshilli komunal duhet të konstituohet në afat prej 30 ditëve
Në Tetovë sipas të gjitha gjasave do të ketë zgjedhje të reja lokale për Këshilltarë komunal. Këshilli komunal i Komunës së Tetovës nuk po konstituohet dot, pasi ka dështuar marrëveshja parazgjedhore VMRO – BDI.
Burime të sigurta partiake të “Lajm”-it pohojnë se BDI nuk i është përmbajtur marrëveshjes me VMRO-në, në pjesën e drejtorive dhe punësimeve në Tetovë, ndërsa VMRO-ja meqë humbi në Kumanovë, e ka “shkel marrëveshjen” para kohe. “Sipas marrëveshjes së partnerëve të koalicionit VMRO –BDI, atë që VMRO-ja do t’ia jepte BDI-së në Tetovë, BDI-ja duhet t’ia kthente në Kumanovë dhe anasjelltas”, tha i njëjti burim.
Po ashtu sipas Marrëveshjes para zgjedhore, BDI është dash që ti japë VMRO-së pesë drejtori në Tetovë dhe 30 për qind të punësimeve ti takonin maqedonasve, në ndërkohë VMRO-ja t’ia kthente këto “të mira” në Kumanovë. Meqë në Kumanovë VMRO-ja humbi në zgjedhjet lokale, partnerët e koalicionit nuk po merren dot vesh dhe kjo mosmarrëveshje shumë shpejt mund të sjellë zgjedhje të reja për Këshilltarë të Komunës së Tetovës
Sipas Ligjit për Administrim Lokal, Këshilli komunal duhet të konstituohet në afat prej 30 ditëve, që nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.
Neni 37 i Ligjit për administratë lokale, shkruan se seancën e parë të Këshillit komunal e thërret ish kryetari i Këshillit komunal në afat prej 20 ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve. Nëse brenda 20 ditëve, kryetari i vjetër nuk e thërret mbledhjen, atëherë në afat prej 10 ditëve seancën e thërret anëtari më i vjetër i Këshillit. Nëse në afat prej 30 ditëve nuk arrihet që të konstituohet Këshilli komunal, atëherë Këshilli shpërbëhet dhe Kryetari i Parlamentit Shpall zgjedhje të reja lokale vetëm për këshilltarë të asaj komune.
Konstituimi i Këshillit të Tetovës ishte paraparë për më 22 prill, por nuk u votua kryesuesi i Këshillit për shkak të nevojave shtesë për konsultime. Seancën që dështoi e thirri anëtarja më e vjetër e Këshillit.
Në përbërjen e re të këshillit të komunës së Tetovës, BDI ka 12 këshilltarë, PDSH ka 10 këshilltarë, VMRO-DPMNE-ja ka 5, LSDM-ja 2 ndërsa nga 1 këshilltarë kanë RDK-ja dhe partia e Turqve.
Mosmarrëveshjet mes partnerëve të koalicionit në nivelin lokal do të reflektohen edhe në nivelin qendror. Këto mosmarrëveshje herë pas here shpërfaqen në mediat pro-qeveritare (pro VMRO), ku preket UÇK-ja, riaktivizimi i rasteve të kthyera nga Haga, etj. /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2013,
ora 11:52
Abū al-Qāsim Muḥammad ibn ʿAbd Allāh ibn ʿAbd al-Muṭṭalib ibn Hāshim (arabisht: محمد بن عبد الله بن عبد المطلب ) (rreth 570 – rreth 8 qershor 632),[1] gjithashtu shkruar si Muhammad (arabisht: محمد), ishte një udhëheqës fetar, poltik dhe ushtarak[2][3][4] nga Meka që unifikoi Arabinë në një fe të vetme, Islamin. Myslimanët besojnë se ai është i dërguar dhe profet i Zotit dhe, shumica e tyre besojnë se ai është, profeti i fundit i dërguar nga Zoti për njerëzimin.[5][n 1] Jomyslimanët e shohin Muhamedin si themelues të Islamit.[6] Myslimanët e konsiderojnë atë si rikthyes të fesë monoteiste origjinale të pandryshur të Adamit, Noahs, Abrahamit, Moisiut, Jezusit, dhe të profetëve të tjerë .[7][8][9][10]
Lindur rreth vitit 570 në qytetin arab të Mekës,[11][12] ai mbeti jetim në një moshë të re dhe për të u kujdes xhaxhai i tij Abu Talib. Më pas ai punoi kryesisht si tregtar, gjithashtu edhe si bari, dhe për herë të parë u martua në moshën 25 vjeçare.[13] Ai e ksihte zakon të tërhiqej në një shpellë në malet përreth ku veçohej dhe lutej. Më pas në moshën 40 vjeçare ai raportoi,[11][14] se mori zbulesën e parë nga Zoti. Tri vite pas kësaj ngjarjeje Muhamedi filloi t'i predikonte këto zbulesa publikisht, duke shpallur se "Zoti është Një", se "nënshtrimi" i plotë ndaj Tij (islām) është e vetmja mënyrë (dīn)[n 2] e pranueshme te Zoti, dhe se ai ishte një profet dhe i dërguar i Zotit, në të njëjtën mënyrë si profetët e tjerë islamikë.[15][16][17]
Muhamedi siguroi pak ndjekës në fillimet e tij, dhe u përball me armiqësinë e disa fiseve mekase; ai dhe ndjekësit e tij u trajtuan ashpër. Për t'i shpëtuar persekutimit, Muhamedi dërgoi disa nga ndjekësit e tij në Abisini përpara se ai dhe ndjekësit e tij në Mekë të migronin në Medinë (në atë kohë i njohur si Jahtrib) në vitin 622. Kjo ngjarje, Hixhra, shënon fillimin e kalendarit islamik, që njihet gjithashtu si kalendari hixhri. Në Medinë, Muhamedi i bashkoi fiset nën Kushtetutën e Medinës. Pas tetë vitesh luftë me fiset mekase, ndjekësit e tij, që në atë kohë kishin shkuar 10,000, morën kontrollin e Mekës në pushtimin paqësor të saj. Ai shkatërroi idhujt paganë në qytet[18] dhe më pas dërgoi ndjekësit e tij për të shkatërrur të gjithë tempujt e mbetur paganë në Arabinë Lindore.[19][20] Në 632, pak muaj pas kthimit në Medinë nga Haxhi i lamtumirës, Muhamedi u sëmur dhe vdiq. Në periudhën e vdekjes së tij, shumica e Gadishullit Arabik ishte konvertuar në Islam, dhe ai e kishte bashkuar Arabinë në një bashkësi fetare të vetme.[21][22]
Zbulesat (ose Ajetet, fjalë për fjalë. "Shenjat [e Zotit]") — që Muhamedi raportoi t'i merrte deri në vdekje — formojnë vargjet e Kuranit, që shihen nga myslimanët si “Fjala e Zotit” dhe rreth të cilave bazohet feja. Përveç Kuranit, jeta e Muhamedit (sira) dhe traditat (sunneti) gjithashtu pranohen nga myslimanët si burime të sheriatit. Ata e trajtojnë Muhamedin dhe profetët e tjerë me nderim, duke shtuar shprehjen paqja qoftë mbi të sa herë që përmendin emrat e tyre.[23] Ndërsa konceptet e Muhamedit në kohët mesjetare të krishtërimit dhe në ato paramoderne kanë qenë kryesisht negative, vlerësimet në kohet moderne kanë më pak të tilla.[17][24]
Burimi më me rëndësi i veprimtarisë së Muhamedit si profet është kështu kurani. Muhamedi vetë përmendet katër herë në tekstin e zbulesës për raste të ndryshme:
Në moshën gjashtë vjeçare Muhamedit i vdiq e ëma, Āmina. Më pas ai jetoi tek gjyshi i tij, Abd al-Muttalib-i, pas vdekjes së të cilit e morri nën mbrojtje xhaxhai i tij Abu Talib-i (vëllai më i ri i të atit të tij) dhe kushërinjtë e tij (ndër të cilët Ali ibn Abi Talib-i, i cili u bë më vonë kalif). E ëma Āmina vdiq si pagane. Në përmbledhjet më të vjetra të hadith-eve[33]
shkruhet disa herë për vajtjen e Muhamedit pranë varrit të nënës së
tij, ku ai thuhet t'i jetë lutur zotit për faljen e Āmina. Kjo thuhet
(sipas ekzegjezës së kuranit) të ketë qenë shkas për zbulesën e sures 9, vargu 113:
Sipas trashëgimisë islamike, Muhamedi, përpara përvojës me zbulesën ndiqte traditën fetare të popullit të tij, e cila më vonë (sipas këndvështrimit islamik) u quajt si koha e xhāhilijja-s. Ibn al-Kalbi († rreth 819),[35] hartuesi i „librit të idhujve“, citon Muhamedin gjatë përshkrimit të idhullit (perëndisë pagane) al-uzza me këto fjalë: „Unë i kam flijuar al-ʿuzzā-s një dele nënë të bardhë kur ndiqja fenë e popullit tim.“[36] Edhe në biografinë e profetit janë trashëguar rrëfime që lënë të kuptojnë se Muhamedi ka ushtruar zakonet paraislamike gjatë kohës së tij paraprofetike. Në sira-n, biografinë profetike të Muhammad ibn Ishak-ut, përshkruhet një takim i Muhamedit me Zaid ibn ʿAmr-in, të njohur në atë kohë. Muhamedi thuhet, sipas tregimit, t'i ketë ofruar Zaidit mish nga „therorët (që u kemi flijuar) idhujve tanë“ por që konsumimin e të cilëve Zaidi e refuzoi si të papranueshëm. Nga kjo ditë trashëgimia e lë Muhamedin të flasë, „nuk u kam flijuar më therorë idhujve, deri kur zoti më shquajti me mesazhin (zbulesën) e tij.“[37] Ky episod është rrëfyer shpesh nga brezat e mëvonshëm, nga al-Bukhari deri në kohën e adh-Dhahabi-t.[38]
Rreth vitit 595 i ofroi atij punëdhënësja e atëhershme e tij, e veja e dyfishtë e tregtarëve dhe 15 vjet më e madhe në moshë, Hadixha bint Huvailid (555?–619), nga familja e fisit të mirënjohur kuraishit ʿAbd al-ʿUzzā që të martohej me të. Me ndihmën e saj Muhamedi arriti të bëhej i pavarur nga ana financiare dhe të sigurohet nga ajo sociale, një kthesë kjo vendimtarë në jetën e tij. Kësaj kohe i referohet edhe një sure mekkanase e kuranit:
Hadixha ishte e para që besoi në mesazhin e Muhamedit, prandaj historiografia islamike e konsideron atë si myslimanen e parë nga Mekka. Nga martesa me të, lindi e bija Fatima, e cila ishte e vetmja nga fëmijët e tij që pati vetë trashëgimtarë. [40] Prej saj e kanë prejardhjen të gjithë pasardhësit e Muhamedit. Hadixha, Ali ibn Abi Talib-i dhe Abu Bakr-i, kalifi i parë pas vdekjes së Muhamedit, ishin sipas traditës islamike myslimanët e parë.
Muhamedi e kishte bërë zakon që çdo vit të kalonte një muaj në malin Hira në afërsi të Mekkës për të bërë atje pendesë. Reth vitit 610 atij i është shfaqur, siç e ka dëshmuar vetë, kryengjëlli Gabriel (arabisht جبريل „xhibril“). Rrëfimi i Ibn Ishak-ut e lë të flasë Muhamedin si tregimtar i këtij episodi në ligjëratën e drejtë:
Pesë vargjet e para të sures 96 paraqesin, siç pretendohet, zbulesat e para dhe në këtë mënyrë fillimet e profetisë së Muhamedit.[44] Interpretime të tjera i shohin këto fillime tek sure 74, vargjet 1–7.[45] Muhamedi ishte në këtë kohë afërsisht 40 vjeç. Në favor të këtij datimi është një pasazh në kuran vetë, ku thuhet:
Në fillim, deri afërsisht më 614 (siç thuhet në rrëfimin e përmendur më lart të 'Urva-s drejtuar kalifit ʿAbd al-Malik ibn Marvān),
përfaqësuesit me influencë të kuraish-itëve, nuk kishin kundërshtim për
idetë e Muhamedit, të cilat ai i përhapte si publikisht ashtu edhe
fshehtas („sirran“). Vetëm kur ai filloi të luftonte ikonolatrinë (adhurimin e ikonave, figurave të kultit pagan) dhe politeizmin
e të parëve, u krijua një opozitë e fortë kundra Muhamedit dhe
ndjekësve të tij. Kjo u shpreh në një sërë ndërhyrjesh me dhunë ndaj
myslimanëve të parë në Mekkë si dhe ndaj Muhamedit vetë. Shumë prej
tyre, siç thuhet në këtë rrëfim të vjetër, u distancuan nga Muhamedi dhe
vetëm „pak“ prej tyre mbetën „të patundshëm“.
Studimet mbi këtë periudhë të hershme profetie në Mekkë kanë treguar se ndjekësit e parë të Muhamedit rridhnin nga shtresat e ulëta të shoqërisë së qytetit të Mekkës, të ashtuquajturit „mustaḍʿafūn“, pjesa sociale e varfër e popullsisë tregtare të Mekkës. Në ecurinë e mëtejshme të ngjarjeve, mekkanasit u munduan t'u heqin myslimanëve bazën e ekzistencës me anë të bojkotimit tregtar duke bërë në këtë mënyrë që shfaqjet publike të Muhamedit të marrin fund. Ai u morr në mbrojte, sipas ligjeve fisnore arabe, në shtëpinë e Arkam ibn Abi Arkam-it në Mekkë (rreth vitit 614) dhe urdhëroi (sipas përshkrimeve të historiografisë) një pjesë të ndjekësve të tij, të mërgojnë në Abisini (rreth vitit 615), në atë kohë qendër tregtare e mekkanasve.
Historiografët i klasifikojnë myslimanët e parë të periudhës mekkanase sipas këtyre ngjarjeve: myslimanë që ishin bërë të tillë përpara hyrjes së Muhamedit në shtëpinë e Arkam-it, myslimanë që u bënë gjatë qëndrimit të Muhamedit atje dhe „mërgimtarët“ në Abisini.[46] Arsyet sociale ose madje ekonomike për mërgimin e mekkanasve në Abisini nuk përshruhen ose përshkruhen me konture të paqarta si fakte të izoluara në burimet e hershme arabe.
Periudha ndërmjet viteve 616–622 në Mekkë është pra historikisht e rekonstruueshme vetëm në konture, pasi rrëfimet kryesisht kundërthënëse të historiografëve më të vjetër janë vetëm pjesërisht të pajtueshme me kronologjinë e presupozuar (hamedësuar) nga ana e ekzegjezës kuranike (tafsir-it) të zbulesave në Mekkë. Përmbajtja e sureve të Mekkës lë të nxirret si përfundim se Muhamedi e shihte veten si „paralajmërues“ (naḏir, arabisht نذير) i popullit të tij; se ai toleronte shumë gjëra të status quo-së fetare në Mekkë dhe përpiqej të përhapte detyrime fetare të thjeshta dhe të kuptueshme:
Tradita islame tregon se në vitin 620, Muhamedi përjetoi Isran dhe
Miraxhin, një udhëtim i mrekullueshëm që thuhet të ketë ndodhur me
ëngjëllin Gabriel gjatë një nate. Në pjesën e parë të udhëtimit, Isra,
ai thuhet të ketë udhëtuar nga Meka mbi një kalë me fletë (Buraq) drejt
"xhamisë më të largët" (arabisht: masjid al-aqsa), që myslimanët
zakonisht e identifikojnë me xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem. Në pjesën e
dytë, Miraxhi, Muhamedi thuhet të ketë vizituar parajsën dhe ferrin, dhe
të ketë folur me profetët e mëparshëm, si Abrahami, Moisiu, dhe Jezusi.[47][48]
Ibn Ishaq, autori i biografisë së parë të Muhamedit, e paraqet këtë
ngjarje si një përvojë shpirtërore ndërsa historianët e mëvonshëm si
Al-Tabari dhe Ibn Kathir e paraqesin atë si një udhëtim fizik.[48]
Disa studiues perëndimorë të islamit mendojnë se tradita më e vjetër myslimane e ka identifikuar udhëtimin si një udhëtim mes qiejsh nga mbyllja e shenjtë në Mekë drejt al-Baytu l-Maʿmur (prototip qiellor i Kabas); por tradita e mëvonshme e identifikoi udhëtimin e Muhamedit si një udhëtim nga Meka drejt Jeruzalemit.[49]
Detyra si dhe interesi fillestar i Muhamedit ishte t'i bashkonte të gjitha fiset dhe nën-fiset e aus-ëve dhe hasraxh-ëve ashtu si dhe çifutët dhe të mërguarit nga Mekka, në një bashkësi të vetme (umma). Për këtë shërbente edhe e ashtuquajtura „marrëveshja e Medinës“, përmbajtja e të cilës është trashëguar në biografinë profetike të Ibn Ishak-ut dhe që autenticiteti i të cilës, me gjithë problemet e datimit, nuk vihet në dyshim nga islamologjia. Jo vetëm përfaqësuesve islamikë dhe çifutë të përmendur me emër u garantohen të drejtat e njëjta por edhe secila fe njihet si e tillë; çifutët përbëjnë kështu një umma (umet) bashkë me besimtarët (dmth. myslimanët): „Çifutët kanë fenë (dīn) e tyre dhe myslimanët fenë e tyre“. „Ansar-ët“ dhe „muhaxhir-ët“ gëzojnë barazi mes njëri-tjetrit. Muhamedi përcakton qartë në këtë marrëveshje edhe pozitën e tij: ai është „i dërguari i zotit“ dhe „profeti“ por e quan veten edhe thjesht me emrin e tij „Muhamed“ që në raste grindjesh thërritet si këshilltar. Këtu dallohen tiparet teokratike të umma-s së Medinës. Fiset dhe klanet e përmendura u garantojnë njëri-tjetrit mbrojtje; tokat përreth Yathrib-it janë për të gjitha palët e kontratës zonë e shenjtë. Të përjashtuar kategorikisht nga kjo marrëveshje janë politeistët („al-mushrikūn“). Se si ishin hartuar në veçanti marrëveshjet me çifutët në Medinë dhe rreth saj, të përmendura në historiografinë islamike, nuk dihet saktësisht sot pasi kushtet përkatëse të marrëveshjes janë trashëguar në mënyrë shumë të ndryshme. Studiuesit veç supozojnë në thelb se ka patur të tilla marrëveshje ose pakte mos-sulmimi mes Muhamedit dhe popullsisë çifute në vend.[50]
Në fillim qëllimi i Muhamedit nuk ishte distancimi kategorik nga „fetë e shkrimeve“ („ahl al-kitāb“), pasi njohjen e feve të „të tjerëve“ të përcakuar në „marrëveshjen e Medinës“ të përmendur më lart, e gjejmë që në suren 109 („të pafetë“) të zbuluar në Mekkë:
Në Medinë u shtua edhe agjërimi gjatë festës së ashura-s së çifutëve, sipas kalendarit islamik më 10 të muharremit; në këtë ditë bëhej agjërim, sipas zakonit çifut, nga perëndimi i diellit deri në perëndimin tjetër dhe jo si gjatë ramazanit, vetëm gjatë ditës. Nëse zhvendosja e të drejtuarit gjatë faljes (kibla) për nga Jeruzalemi ka marrë si shembull çifutët, kjo nuk është e sigurtë pasi edhe të krishterët e kishës orientale (lindore) luten në këtë drejtim.
Lufta e vërtetë kundra Mekkës u parapri nga ndërhyrje më të vogla, plaçkitjet e karvanëve nga Mekka.[54] Nga burimet historike, ndër të tjera disa vargje të kuranit[55], del se në këto sulmime merrnin pjesë pa përjashtim vetëm emigrantët.[56]
Konfrontimi i parë i madh mes myslimanëve dhe kuraish-itëve (ekspedita e parë ku morrën pjesë sipas disa burimeve edhe myslimanë nga Medina[57] ishte beteja e Badr-it në vitin 624. Myslimanët që kishin për qëllim të sulmonin një karvan të kuraish-itëve që ishte duke u kthyer nga Siria u befasuan nga një kurth i forcave të Mekkës të prira nga Abu Sufjan-i. Megjithëse më të paktë në numër si dhe megjithë faktin se ata ishin armatosur për një sulm kundra një karvani dhe jo për një betejë, ata dolën fitimtarë nga kjo betejë. Për këtë në kuran thuhet:
Në lidhje me humbjen e betejës së Uhud-it të vitit 625 kundra mekkanasve janë bërë zbulesa me vargje të gjata moralizuese; në suren 3, vargu 172 thuhet ndër të tjera:
Sipas historiografisë islamike (si psh. Ibn Ishak-ut), shkaku për rrethimin e fortesës së banu kuraiza-ve nga trupat e Muhamedit ishte shkelja e një kontrate me Muhamedin (të cilën historiografët nuk e përshkruajnë më hollësisht).[60] Nga islamologjia sot përmenden përveç shkaqeve politike dhe ekonomike para së gjithash aktivitetet tradhëtare ose paraqitja e rrezikut ushtarak (edhe pas dëbimit nga oazi) nga ana e banu kuraiza-ve dhe jo shkelja e marrëveshjes si shkak për ekzekutimin e tyre.[61] Intelektualët klerikë myslimanë anojnë nga mendimi se ky ekzekutim ka qenë i domosdoshëm për të siguruar jetën e bashkësisë së atëhershme islamike duke theksuar se fajin (e vërtetë ose të supozuar) e ka patur Huxhaxh ibn Akhtab-i që i ka shtyrë kuraiza-t të tradhëtojnë dhe i cili duhet të vlejë kështu si përgjegjësi kryesor për këtë ekzekutim.[62]
Banū aus-ët, tashmë përkrahës (anṣar) me influencë të Muhamedit, i bënë atij thirrje që të kishte ndjesë për aleatët e tyre të kohës paraislamike. Banu kuraiza-t u dorëzuan pa kushte dhe dolën nga fortesat e tyre. Muhamedi ia la në dorë fatin e banu kuraiza-ve kreut të fisit të banū aus-ëve Saʿd b. Muʿāḏ. Ky urdhëroi që të gjithë burrat të vriten, gratë dhe fëmijët të merren robër dhe të ndahen bashkë me pronën e tyre mes myslimanëve si plaçkë lufte.
Gjatë rrethimit banu kuraiza-t kishin mbajtur qëndrim korrekt formal[63] duke u vënë në dispozicion myslimanëve gjatë punimeve të gërmimeve lopata për të hapur llogoret[64] por i kishin furnizuar edhe agresorët me ushqime[65] dhe kishin bërë edhe bisedime fshehurazi me ta.[66] Gjithashtu ata ishin përgatitur për t'i rënë në shpinë Muhamedit dhe ndjekësve të tij.[67]
Kështu, zbulesa (kurani) i përmend këto ngjarje në formë rrëfimi dhe vetëm në mënyrë retrospektive duke iu referuar si „betejës së llogoreve“ ashtu edhe asgjesimit të banu kuraiza-ve:
Muhamedi morri si plaçkë lufte ndër të tjera edhe Raijḥana-n, duke e pranuar atë si konkubinë (grua pa kurorë). Ajo thuhet sipas disa burimeve të ketë pranuar fenë islame. Asgjesimi i banu kuraiza-ve, i paraqitur për herë të parë në historiografinë e shekullit të dytë islamik, ka lënë gjurmët e tij edhe në jurisprudencën islamike, në shqyrtimin e trajtimit të robërve të luftës dhe të pasardhësve të tyre.[68]
Me asgjesimin e banu kuraiza-ve u ekzekutuan edhe anëtarët e fisit me origjinë arabe të banu kilab ibn 'amir-ëve, aleatëve të banu kuraiza-ve. Njëra nga gratë e tyre, al-Nashāt-i (ose al-Shāt) bint Rifā'a, u martua me Muhamedin por pak më vonë u mohua (dëbua) prej tij. Ndërkohë kur gratë dhe fëmijët e banu kuraiza-ve u lejuan të skllavërohen, nuk ka të dhëna për atë se edhe al-Nashat bint Rifa'a ishte skllave. Michael Lecker[69] nxjerr si përfundim se gratë arabe që ishin marrë rob në fortesat e banu kuraiza-ve, ndoshta nuk janë skllavëruar; nga ana tjetër ka mundësi, thotë Lecker, që anëtarët e fisit të tyre t'i kenë çliruar ato me pagesë.[70]
Nga studimet islamologjike sot është bërë përpjekja të relativizohet „mizoria e pazakontë ndaj kuraiza-ve në krahasim me fiset e tjera çifute“[71]: W. Arafat e ka vënë në dyshim besueshmërinë e të dhënave të historiografisë së hershme islamike mbi këtë çështje duke pretenduar se janë ekzekutuar vetëm persona të veçantë që ishin bërë fajtorë për tradhëti ndaj Muhamedit.[72] Kjo tezë e tij është hedhur poshtë nga Meir J. Kister në një paraqitje të detajuar të ngjarjeve sipas shkrimeve të maghazi-t dhe sira-s.[73]
Çifutët në Medinë dhe rrethinat e saj, sipas orientalistit gjerman Rudi Paret, nuk janë luftuar dhe më vonë dëbuar ose vrarë për shkak të besimit të tyre por sepse ata, brenda bashkësisë islamike të Medinës, përbënin një grup të mbyllur homogjen, i cili mund të bëhej në çdo kohë, por sidomos në rast kërcënimi armiqsh nga jashtë, rrezik për bashkësinë e atëhershme islamike[74] dhe se gjatë çdo konflikti të armatosur me kuraish-itët kishin dalë si "aleatë shumë të dyshimtë".[75] Paret-i thekson këtu se Muhamedi nuk ka ndërhyrë kurrë kundër popullsisë çifute të Yathribit në përgjithësi por kundra fiseve të veçanta çifute.[76] Banu kuraiza-t janë ekzekutuar, sipas William Montgomery Watt, pasi qëndrimi i tyre gjatë betejës së llogoreve u pa si tradhëti ndaj bashësisë së Medinës; Muhamedi nuk ishte i gatshëm të toleronte një qëndrim të tillë dhe vendosi të mënjanonte këtë pikë të dobët.[77]
Mbi strategjinë ushtarake të Muhamedit, Paret gjykon si më poshtë:[78]
Ky dokument i ruajtur deri sot mban emrin e Muhamedit si Muhammed b. ’Abdallah pa shprehje islamike shtesë. Por gatishmëria e Muhamedit për t'i dorëzuar Mekkës të gjithë myslimanët nga Mekka të arratisur në Medinë shkaktoi trazira. (Shih për këtë: Çështja e Abu Basir-it dhe e ndjekësve të tij pas marrëveshjes së al-Hudaibija-s).
Tërheqja e Muhammedit dhe anulimi i i 'umra-s ishte një shkak tjetër për pakënaqësinë në rradhët e ndjekësve të tij. E gjithë sure 48 (al-fath = suksesi) trajton vetëm këto ngjarje historike. Vetëm se zbulesa flet këtu për një sukses ose fitore („fath“) të myslimanëve që shihet jo vetëm si sukses diplomatik por (sipas vështrimit retrospektiv të historiografisë islamike dhe ekzegjezës së kuranit) edhe si shenjë në drejtim të pushtimit të oazit të Khaibar-it që pasoi më vonë, të dëbimit të banu al-nadir-ëve çifutë (maj-qershor 628) dhe të ndarjes së plaçkës së luftës mes myslimanëve të pakënaqur që prej al-Hudaibija-s. Në fund të kësaj sure formulohet pozita e Muhamedit më qartë se kurdo më parë:
Bazat për pushtimin e Mekkës dy vjet më vonë u vendosën që në
al-Hudaibija. Çifutëve të pasur të Khaibar-it dhe aleatëve të tyre
arabë, Muhamedi u kishte lejuar në fakt të vazhdonin të kultivonin oazin
e marrë tashmë në dorë nga myslimanët por duke u vënë me kusht që
gjysmën e të korrave t'ua dorëzonin rreth 1600 myslimanëve, të cilët
kishin marrë pjesë në fushatë. Pjesa e Muhamedit ishte 1/5 e gjithë
plaçkës. Por meqë kushtet e vendosura nga Muhamedi, të cilat do të
thonin de facto shfuqizimin politik dhe ekonomik të grupeve çifute në
Khaibar dhe zonat rreth tij, nuk u përmbushën, çoi kjo në dëbimin
përfundimisht të tyre nga rajoni. Dëbimi i të gjithë çifutëve nga Hixhaz-i (Higaz) do të bëhej më vonë detyra kryesore e kalifit të dytë Umar-it.
Pas pushtimit të Khaibar-it (maj 628) Muhamedi me tashmë 2000 ndjekësit e tij bëri në mars 629 udhëtimin për në Mekkë për të kryer (siç ishte përcaktuar në marrëveshjen e al-Hudaibija-s) pelegrinazhin e vogël (umra-n). Mekkanasit ishin larguar për tre ditë nga qyteti për të evituar të papritura të mundshme në shenjtërore. Pasi disa pjesëtarë të familjeve me influencë kishin konvertuar në myslimanë, ndër ta dy talentët ushtarakë Halid ibn al-Valid-i dhe 'Amr ibn al-'As-i, të cilët do të dalloheshin gjatë fushatave pushtuese pas vdekjes së Muhamedit (shih artikujt Luftërat e ridda-s dhe Ekspansioni islamik), pushtimi i Mekkës ishte vetëm çështje kohe. Në janar 630 ushtria myslimane e organizuar mirë u drejtua për në Mekkë si pasojë e shkeljes së marrëveshjes së lartpërmendur nga ana e mekkanasve[81]. Muhamedi u siguroi të gjithë atyre amnisti që nuk kishin marrë pjesë në qëndresën e armatosur kështu që Mekka u morr nga myslimanët gati pa gjakderdhje; 28 mekkanas u vranë në luftim kurse të tjerët u arratisën. Muhamedi qëndroi dy ose tre jave në Mekkë, lau shenjtëroren (kaaba-n, Qabenë) si dhe hoqi dhe shkatërroi të gjitha statujat e perëndive si nga kjo shenjtërore ashtu edhe nga shtëpitë private. Në rrethinat e qytetit ai shkatërroi shenjtëroret e perëndive al-manât dhe al-'uzza dhe u bëri thirrje fiseve beduine të pranojnë fenë islame.
Fiset më të mëdha rreth Mekkës dhe al-Ta'if-it (Thakif ose Havâzin) u shfuqizuan në janar 630. Këta të fundit arritën të thyhen nga trupat myslimane vetëm me shumë zor në al-Hunain gjatë rrugës për në al-Ta'if, gjë për të cilën informon kurani vetë:
Pas fitoreve ushtarake në jug pasuan fushata më pak të suksesshme në veri, deri afër kufirit jugor të Perandorisë Bizantine, në Tabuk, të cilat, si ekspedita plaçkitëse, përfunduan pa rezultat. Kjo fushatë e vitit 629 e kryesuar nga Muhamedi kundra bizantinëve dhe para së gjithash kundra aleatëve të tyre arabë por që në të cilën shumica e medinasve dhe beduinët që kishin marrë fenë islame nuk morrën pjesë, ka precipituar në vargjet e cituara shpesh të sures 9 (at-tauba) si deklaratë lufte ndaj botës së jashtme jo-myslimane:
Prezantimi i i Muhamedit në veri pati si pasojë që disa zona të krishterësh ose çifutësh t'i nënshtrohen atij: princi i krishterë Juhannâ në Aila (ose Eilat, sot Akaba, Jordani), banorët në Adhruh-u si dhe çifutët në qytetin port Makna. Ibn Ishak-u, hartuesi më i njohur i biografisë profetike të shekullit të dytë islamik, shkruan se Muhamedi, gjatë rrugës së karvanëve nga Medina për në Tabuk, la të ndërtuara 18 xhami ku më parë nuk kishte vende për falje. Në këtë mënyrë u përcaktua (edhe de iure) i gjithë rajoni verior si zonë islamike dhe si pjesë përbërëse e umma-s medinase.
Për pushtimet pas Muhamedit shih Ekspansionin islamik.
Shih edhe: Xhihad-i
Politika kundra fiseve çifute manifestohej në kërcënimin për shpronësim nga toka dhe pasuria gjë që është trashëguar si në historiografi ashtu edhe në përmbledhjet autentike të hadith-it të al-Bukhari-t dhe Muslim ibn al-Haxhaxh-it dhe me të cilën më vonë arsyetohet nga ana ligjore në librat e kodeve të ligjeve. Tek al-Bukhari thuhet në një rrëfim të Abu Huraira-s, shokut të profetit:[88]
Ky varg i kuranit nxjerr në pah rivalitetin ndërmjet dy xhamive në Medinë. Në njërën anë ishte xhamia ose shenjtërorja e profetit që ishte „ngritur mbi devotshmërinë ndaj zotit“, dhe në anën tjetër xhamija ose shenjtërorja „e mujshisë“ (mundimit, torturës, masxhid ad-dirar, arabisht مسجد الضرار = masgidu ʾḍ-ḍirār) që thuhet të jetë ngritur në një vend tjetër në Medinë, sipas rrëfimeve kundërthënëse[91] të Abu 'Amir-it, një hanif-i të njohur nga Medina dhe kundërshtar i Muhamedit, me qëllim që falja të bëhej jo në xhaminë e Kubāʾ-s së profetit por në xhaminë e vet të përkushtuar klanit të 'Amr ibn 'Aus. Në ekzegjezën më të vjetër bëhet fjalë për një shenjtërore të 'skuthëve' (hipokritëve) (munafikun), për shkatërrimin e të cilës Muhamedi thuhet të ketë urdhëruar kur u kthye nga ekspedita në Tabuk dhe pas zbulesës së vargjeve të mësipërme të kuranit.[92]
Se sa e papërfytyrueshme duhet të ketë qenë për besimtarët myslimanë vdekja e tij, e përshkruan Ibn Isḥak-u në biografinë e tij të profetit në mënyrë shumë përshtypëse; kalifi i mëvonshëm ʿUmar ibn al-Ḫaṭṭab-i thuhet madje, sipas trashëgimisë islamike, fillimet e të cilës e kanë origjinën që në shekullin e parë islamik, se ka shfrytëzuar elemente nga historitë profetike çifute duke e vënë kështu në dyshim vdekjen e profetit:
Sipas vetëkuptimit të tij Muhamedi nuk ishte profeti i një feje „të re“ por reformuesi i monoteizmit abrahamit:
Qarqet intelektuale evropiane të mesjetës dispononin një sasi të
konsiderueshme të dhënash konkrete mbi jetën e Muhamedit. Të dhënat nga
koha e sundimit të perandorit bizantin Heraklios bënin të mundur përcaktimin e datave biografike të sakta të tij. Pema gjenealogjike mitike e tij përcaktohej sipas linjës Hagar-Ismael, gjë që përkonte me gjenealogjinë
islamike. Në lidhje me ambientin rreth Muhamedit si dhe me kushtet në
përgjithësi në Gadishullin Arabik ishin të disponueshme këto të dhëna:
mungesa e strukturave politike (shtetit), luftëra dhe plaçkitje shiheshin si karakteristike për formën e jetesës, forma të ndryshme të adhurimit të idhujve
si forma të shprehjes fetare (dmth. vetitë thelbësore të jetës fisnore
arabe), si dhe vendosja e grupeve kristiane dhe çifute në Arabi. Mbi
jetën e Muhamedit para aktivitetit të tij profetik dihej se Mekka ishte
vendlindja e tij, se ai ishte rritur si jetim i adoptuar nga prindër të
tjerë, se familja e tij nuk bënte pjesë ndër familjet më me rëndësi në
Mekkë, se në Mekkë bëhej tregti dhe se, duke pasur lidhje me këtë,
gruaja e tij e parë ishte Hadixha,
gjë që e kishte çuar atë të bënte udhëtime të largëta. Mesjeta
evropiane kishte informacione edhe për kontaktet e tij me persona të
pasionuar fetarë që ishin mundësuar gjatë këtyre udhëtimeve, kështu për
shembull mbi takimin legjendar të tij me Bahira-n dhe kontaktet e tij me hanif-ët. Këto kontakte shiheshin si baza e lidhjeve që kishte zbulesa kuranike me temat biblike.
Emërimi i tij relativisht i vonë si profet gjithashtu dihej ashtu si dhe fakti se ai e kishte provuar këtë emërim pjesërisht si një presion të madh fizik dhe psikologjik dhe se ai e kishte perceptuar kryengjëllin Gabriel si sjellës të mesazheve hyjnore. Njohuritë se Muhamedi e konsideronte veten si përçues ekskluziv (i vetëm) i mesazheve hyjnore (latinisht missus, nuntius, legatus, apostolus), si qenie thjesht njerëzore pa aftësi të mbinatyrshme, kjo përputhej gjithashtu me trashëgiminë islamike. Mbi karakterin e përgjithshëm të zbulesave fetare të tij dihej se përveç paralelizmave (ngjashmërive) me traditën e dhjatës së vjetër dhe të re, një rol qëndror luante monoteizmi (edhe në kontraditë antagoniste (armiqësore) me ambientin politeist), se në gjyqin e mbramë do të shpallej një gjykim dhe se rregullat hyjnore kishin të bënin edhe me botën e këtejme, kështu që në Evropën e krishterë kurani quhej shpesh si lex (lexo: leks) (ligj).
Pikënisjet e trashëgimisë për Muhamedin që qarkullonin në mesjetën evropiane e kishin prejardhjen nga njëra anë nga Bizanti, nga ana tjetër nga të krishterët mozarabë që jetonin nën sundimin islamik në Spanjë. Njohuritë e hollësishme të bizantinëve mbi Muhamedin dhe islamin e hershëm depërtuan në perëndim përmes ndërmjetësimit të Anastasius Bibliothecarius-it, (lexo: Anastásius Biblotekárius) i cili kishte kopjuar chronographia-n (lexo: kronográfia) e kronistit bizantin Theophanes (lexo: Theófanes), i cili kishte nga ana e tij njohuri mbi fenë islame të hershme. Por burimi shumë më i rëndësishëm ishte Spanja. Që në shekullin e 9-të Eulogji i Kordovës në polemikën e tij kundra fesë islame ka shkruar hollësi biografike mbi jetën e Muhamedit por që të cilat është e vështirë se mund të jenë bërë të njohura jashtë Spanjës jugore. Ndryshe nga ato, shumë të përhapura kanë qenë të dhënat e dialogi (dialogëve) të Pjetër Alfonsit, një çifuti të konvertuar në të krishter. Petrus Venerabilis (lexo: Venerábilis), i cili ka qenë abati i Cluny (lexo: Klyní), Francë, kishte urdhëruar përkthimin e përmbledhjes së Pjetër Alfonsit me qëllimin e hartimit të një vepre të hollësishme për hedhjen poshtë të fesë islame.
Profecia biblike ndaj Hagar-ës (bibla, zanafilla, 16,12 dhe 21,13), të cilës i parathuhen pasardhës të shumtë por të egër dhe luftarakë, është përdorur që prej Izidorit të Seviljes dhe Beda Venerabilis-it në polemikën e tyre kundra Muhamedit për një paraqitje negative të arabëve dhe saraçenëve: si pasardhës i një populli primitiv, barbar që nuk njeh as ligj as shtet dhe përveç kësaj që praktikon një politeizëm të shfrenuar, nuk mund të jetë caktuar kurrësesi si profet. Analfabetizmi i tij që në traditën islamike është sjellë si argument i vlefshëm për origjinën hyjnore të zbulesës kuranike, i shërbente në perëndim, (ku ai njihej afërsisht që prej 1100-ës), argumentit të kundërt: si person me prejardhje familjare të thjeshtë, i rrethuar nga idhujtarë dhe madje analfabet, Muhamedi duhet të ketë qenë pre e lehtë mashtrimesh. Duke plotësuar këtë, ishin edhe versionet e rrëfimeve të ndryshme mbi marrëdhëniet e tij me persona fetarë të pasionuar, të cilët për shkak të naivitetit të tij si i paditur, i kanë shitur atij ide heretike kristiane dhe hebreike për fe të vërtetë, një motiv ky që ishte përçuar në perëndim që prej Ioannes Damascenus-it. Teoria, sipas së cilës "Muhamedi duhet të jetë gënjyer nga persona të dyshimtë", ka qenë mbizotëruese në qarqet intelektuale të mesjetës evropiane duke e parë kështu fenë islame si një herezi kristiane, ndërsa paraqitja e Muhamedit si pjesë e një panteoni politeist islamik, ka qenë një temë që dilte vazhdimisht në përfytyrimin "popullor" mesjetar të Muhamedit në Evropë. Në lidhje me këtë ngrihej edhe teza absurde se Muhamedi ka qenë në të vërtetë një prift i krishterë ose madje kardinal që, për arsye ambicjeje ka braktisur kristianizmin dhe duke krijuar një sekt të ri, ka realizuar qëllimet e tij.[96]
Në letërsinë mesjetare Muhamedi përmendet për herë të parë në epet kreshnike të vjetra franceze. Në eposin e Rolandit (prej vargut 2590) ai përshkruhet si idhull, figurën e të cilit luftëtarët saraçenë e marrin me vete në betejë dhe pas disfatës (humbjes) e përdhosin. Edhe në letërsinë gjermane të mesjetës së mesme, në epikën në vargje të Willehalm-it të Wolfram von Eschenbach-ut si dhe në Rennewart të Ulrich von Türheim-it, Muhamedi përshkruhet si idhull. Në letërsinë mesjetare angleze Muhamedi portretohet në tregimin e Piers Plowman-it të William Langland-it si kardinal renegat (tradhëtar) ndërsa në tregimin e Off Machomet the false prophete në Fall of Princes të John Lydgate-it ai paraqitet si heretik dhe profet i rremë.
Në fillim të kohës së re u vazhduan pa ndryshim vlerësimet negative
teologjike si dhe përshkrimet fantastike të mesjetës. Në komentin e
përkthimit të tij të Confutatio alcorani (Hedhja poshtë e kuranit) të fratit domenikan Rikardit, Martin Luther-i e cilëson Muhamedin si pjellë demoni (djalli),
megjithëse përçmimi i tij për të nuk ishte aq sa për Papën, meqënëse
Muhamedi i luftonte hapur të krishterët nga jashtë. Një vlerësim më pak i
njëanshëm shfaqet për herë të parë tek humanistët francezë Guillaume Postel-i dhe Jean Bodin-i, në Heptaplomeres-in e tij. Një shekull më vonë kjo tendencë vazhdohet në Historia orientalis të orientalistit zvicerian Johann Heinrich Hottinger, megjithëse edhe ai vazhdon të përdorë shumë paragjykime kristiane.
Pasi luftërat turke kishin marrë për osmanët që në shekullin e 17-të një kthesë me disfata të shumta dhe duke mos patur më rrezik akut për fuqitë e mëdha evropiane, u shtua tek to gatishmëria për ta parë Muhamedin dhe fenë islame nga një këndvështrim tjetër. Në fillim ishte Leibniz-i (lexo: Lájbnic) i cili prezantoi në „Theodizee“-në e tij më 1710 një imazh pozitiv të profetit, pasi ky nuk ishte larguar nga „feja natyrore“. Historiani francez Henri de Boulainvilliers e ka përshkruar Muhamedin në biografinë e tij La Vie de Mahomet (Jeta e Muhamedit) që është botuar më 1730 postume në Londër, si ligjvënës dhe pushtues gjenial si dhe monark të drejtë dhe tolerant. Prej kësaj paraqitjeje është ndikuar edhe Voltaire (Volteri), i cili në Essai sur les moeurs (Ese mbi zakonet) dhe Dictionnaire philosophique të tij, e ka përshkruar Muhamedin si pushtues, ligjvënës, sundimtar dhe prift të suksesshëm duke e paraqitur atë madje si mbrojtës të tolerancës. Me gjykimin pozitiv të Volterit ka qenë pjesërisht edhe historiani anglez Edward Gibbon-i, megjithëse ky luhatet në gjykimin e tij ndërmjet dënimit dhe respektimit. Historiani Thomas Carlyle ka shkuar edhe më tutje duke i atestuar Muhamedit në referatin e tij The hero as Prophet. Mahomed: Islam rreth vitit 1840, zemërgjerësi dhe modesti duke e parë martesën e tij me Hadixha-n si një argument kundra akuzës së sensualitetit (epshit) dhe të ambicjes si dhe duke përligjur përdorimin e armëve për mbrojtjen e fesë. Tragjedia e Volterit Le Fanatisme ou Mahomet le Prophète („Fanatizmi ose profeti Muhamed“) u hoq më 1742 nga plani pas tre shfaqjeve në Paris si pasojë e presionit nga ana e klerit, pasi censori kishtar Crébillon si dhe pjesë të klerit katolik kishin kuptuar se me fanatizmin fetar dhe hipokrizinë mashtruese të paraqitura tek personazhi i Muhamedit, bëhej në të vërtetë aludim për kishën kristiane. Plani i Goethe-s (Gëtes) i përshkruar në „Dichtung und Wahrheit“ (Poezia dhe e vërteta) „për të vënë si dramë në skenë jetën e Muhamedit, të cilin unë s'kam mundur ta shoh veçse si mashtrues, rrugën e të cilës e kam parë vetë në mënyrë aq reale, dhe që e cila çon jo në shpëtim por në rrënim,“[97] nuk u realizua. [98]
READ MORE
Lindur rreth vitit 570 në qytetin arab të Mekës,[11][12] ai mbeti jetim në një moshë të re dhe për të u kujdes xhaxhai i tij Abu Talib. Më pas ai punoi kryesisht si tregtar, gjithashtu edhe si bari, dhe për herë të parë u martua në moshën 25 vjeçare.[13] Ai e ksihte zakon të tërhiqej në një shpellë në malet përreth ku veçohej dhe lutej. Më pas në moshën 40 vjeçare ai raportoi,[11][14] se mori zbulesën e parë nga Zoti. Tri vite pas kësaj ngjarjeje Muhamedi filloi t'i predikonte këto zbulesa publikisht, duke shpallur se "Zoti është Një", se "nënshtrimi" i plotë ndaj Tij (islām) është e vetmja mënyrë (dīn)[n 2] e pranueshme te Zoti, dhe se ai ishte një profet dhe i dërguar i Zotit, në të njëjtën mënyrë si profetët e tjerë islamikë.[15][16][17]
Muhamedi siguroi pak ndjekës në fillimet e tij, dhe u përball me armiqësinë e disa fiseve mekase; ai dhe ndjekësit e tij u trajtuan ashpër. Për t'i shpëtuar persekutimit, Muhamedi dërgoi disa nga ndjekësit e tij në Abisini përpara se ai dhe ndjekësit e tij në Mekë të migronin në Medinë (në atë kohë i njohur si Jahtrib) në vitin 622. Kjo ngjarje, Hixhra, shënon fillimin e kalendarit islamik, që njihet gjithashtu si kalendari hixhri. Në Medinë, Muhamedi i bashkoi fiset nën Kushtetutën e Medinës. Pas tetë vitesh luftë me fiset mekase, ndjekësit e tij, që në atë kohë kishin shkuar 10,000, morën kontrollin e Mekës në pushtimin paqësor të saj. Ai shkatërroi idhujt paganë në qytet[18] dhe më pas dërgoi ndjekësit e tij për të shkatërrur të gjithë tempujt e mbetur paganë në Arabinë Lindore.[19][20] Në 632, pak muaj pas kthimit në Medinë nga Haxhi i lamtumirës, Muhamedi u sëmur dhe vdiq. Në periudhën e vdekjes së tij, shumica e Gadishullit Arabik ishte konvertuar në Islam, dhe ai e kishte bashkuar Arabinë në një bashkësi fetare të vetme.[21][22]
Zbulesat (ose Ajetet, fjalë për fjalë. "Shenjat [e Zotit]") — që Muhamedi raportoi t'i merrte deri në vdekje — formojnë vargjet e Kuranit, që shihen nga myslimanët si “Fjala e Zotit” dhe rreth të cilave bazohet feja. Përveç Kuranit, jeta e Muhamedit (sira) dhe traditat (sunneti) gjithashtu pranohen nga myslimanët si burime të sheriatit. Ata e trajtojnë Muhamedin dhe profetët e tjerë me nderim, duke shtuar shprehjen paqja qoftë mbi të sa herë që përmendin emrat e tyre.[23] Ndërsa konceptet e Muhamedit në kohët mesjetare të krishtërimit dhe në ato paramoderne kanë qenë kryesisht negative, vlerësimet në kohet moderne kanë më pak të tilla.[17][24]
Burimet historike
- „Mbi asnjë themelues tjetër oriental feje nuk na kanë arritur në këtë masë kaq të madhe të dhëna biografike sa për Muhamedin. Jo pak prej tyre duhet të përkojnë në thelbin e tyre, në tendencën e tyre, me ndodhitë e vërteta ose t'u afrohen shumë atyre.“
- -R. Sellheim[25]
Kurani
Për studimin e biografisë së Muhamedit si themelues feje dhe figurë historike e shekullit të 7-të, islamologjia e trajton kuranin gjithmonë si burim themelor.- „Në këtë kontekst, dmth. në lidhje me historinë e Muhamedit dhe kohën e tij, do ta trajtojmë kuranin si burim të parë historik duke e parë si detyrën tonë për ta bërë atë të flasë me ndihmën e një interpretimi të hollësishëm. Për këtë Muhamedi nuk është thjesht një përçues i të vërtetës hyjnore. Ai bëhet vetë aktiv, i ngarkuar me dobësi njerëzore që e bëjnë atë në sytë tanë më simpatik ngaqë shohim në të vetveten, dhe njëkohësisht i pajisur me dhunti të një madhështie njerëzore që na imponon adhurim dhe respekt.“[26]
Burimi më me rëndësi i veprimtarisë së Muhamedit si profet është kështu kurani. Muhamedi vetë përmendet katër herë në tekstin e zbulesës për raste të ndryshme:
- „Kurse Muhamedi është vetëm një i dërguar. Para tij ka patur të dërguar (të tjerë të ndryshëm).“ (3:144)
- „Muhamedi nuk është i ati (i ndonjërit) prej jush por ai është i dërguari i zotit dhe vula e provetëve (dmth. vërtetuesi i profetëve të mëparshëm ose profeti i fundit)“. (33:40)
- „Por atyre që besojnë dhe bëjnë çka është e drejtë dhe që besojnë në atë që i është dërguar Muhamedit (si zbulesë) – e vërteta (që vjen) nga zoti juaj –, atyre ia shlyen zoti veprat e këqia dhe e shpie gjithëshka për ta në rregull.“ (47:2)
- „Muhamedi është i dërguari i zotit. Dhe ata që janë me të (besimtarë) janë të ashpër kundra mosbesuesve (të pafeve), kurse mes njëri-tjetrit janë me ndjesë.“ (48:29)
Ekzegjeza e kuranit (tafsīr-i)
Për shumë pasazhe të kuranit jep ekzegjeza (shpjegimi, komentimi) e kuranit, (tafsīr-i ose tefsir-i), hollësira që janë me rëndësi për trajtimin e Muhamedit si figurë historike dhe si themelues i fesë sipas kuptimit islamik. Ekzegjetët e kuranit kanë mbledhur të dhënat mbi arsyet historike të zbulesës (arabisht أسباب النزول = asbab an-nuzul) së vargjeve të caktuara, sipas burimeve më të vjetra të historiografisë islamike, duke i komentuar ato në veçanti. Kështu u zhvillua një degë e pavarur e ekzegjezës së kuranit që iu përkushtohej vetëm atyre vargjeve kuranike, zbulesa e të cilave lidhej me ngjarje të caktuara nga jeta e Muhamedit.[27] Orientalisti gjerman Theodor Nöldeke thekson rëndësinë e kësaj kategorie letrare brenda ekzegjezës së kuranit kështu:[28]- „Këto vepra të quajtura me emrin "asbāb an-nuzūl" ndryshojnë nga komentet (ekzegjeza) në atë se ato përmbajnë vetëm materiale që i referohen zbulesës. Por pasi ato, si nga ana e historisë fetare ashtu edhe të asaj letrare përbëjnë pjesën më të rëndësishme të ekzegjezës, të zhveshura nga shtojcat e bezdisshme, janë të lehta për t'i rrokur me sy, kuptohet lehtë se sa e madhe është vlera e tyre për shkencën.“
Sira
Sira e Muhammad ibn Ishak-ut, e përpunuar dhe e pajisur me plotësime dhe shpjegime nga Ibn Hisham-i që disponojmë ne sot, është një burim tjetër i trashëgimisë profane (jofetare). Për shumë nga njoftimet e tij autori u referohet burimeve më të vjetra që duhen datuar nga fillimi i shekullit të parë islamik (shekulli i 7-të pas Kr.). Historiografë të mëvonshëm, si al-Tabari në historinë e tij analiste të botës, përfshijnë në veprat e tyre të dhëna nga koha e hershme që nuk i përmban „biografia profetike“. Të fillimit të shekullit të parë islamik janë disa njoftime të 'Urva ibn az-Zubayr ibn al-'Avvam-it (vdekur më 712) që, të shkruara në formë letrash të drejtuara kalifit umajjad ʿAbd al-Malik ibn Marvān-it, përmbajnë hollësira të rëndësishme historike mbi kohën e hershme të profetisë. Këto njoftime janë ruajtur në historinë botërore të lartpërmendur të al-Tabari-t të trashëguar nëpërmjet të birit të 'Urvas, Hisham-it. Sipas nivelit të sotëm të njohurive shkencore autenticiteti (origjinaliteti) i këtyre njoftimeve nuk vihet në dyshim.[31]Fushatat ushtarake (maghazi)
Përveç biografisë profetike, merret edhe një kategori tjetër historiografike me jetën dhe veprimtarinë e themeluesit të këtij besimi, e ashtuquajtura letërsia e „maghazi-t“, në të cilën në kuptimin më të ngushtë trajtohen kronologjikisht fushatat ushtarake të Muhamedit deri në vdekjen e tij që përkojnë pa përjashtim vetëm me periudhën medinase të veprimtarisë së tij. Vepra më me rëndësi e këtij lloji është e al-Vakidi-t, i cili ka qenë aktiv deri më 823 në Bagdad. Veprat e plota të tij në origjinal gjenden të botuara që më 1966. Por në kuptimin më të gjerë, edhe kjo kategori përfshin të gjithë veprimtarinë e Muhamedit; edhe vepra e lartpërmendur e Ibn Ishak-ut përcaktohet në literaturë me termat „maghazi dhe siyar-i“ (i profetit). Një vepër tjetër e rëndësishme e kësaj kategorie por që njihet vetëm në mënyrë fragmentare dhe nëpërmjet citimeve në vepra të mëvonshme historike, është e Mūsā b.ʿUkba (vdekur më 758) nga Medina.„Librat e klasave“
Kategorinë e katërt historiografike paraqesin të ashtuquajturit „librat e klasave“ („kutub al-ṭabaqāt“); ato nuk janë shkruar në mënyrë analiste por sipas kohës së konvertimit të personit („sahaba“) në fenë islame. Hyrja e këtyre veprave i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Muhamedit. Vepra më e njohur e këtij lloji është e nxënësit të të lartpërmendurit al-Vakidi, Muhammed ibn Sa'd-it nga Basra që ka vdekur më 845 në Bagdad. I ashtuquajturi „libri i klasave“ të Ibn Saʿd-it është më i rëndësishmi për kërkimet në kohën e hershme profetike islamike dhe të sundimit të kalifit të parë.Biografia e Muhamedit
Vitet e hershme; koha paraprofetike (571–609)
Muhamedi lindi në qytetin e Mekkës si pjesëtar i degës së varfëruar të hashemitëve nga fisi mbizotërues me rëndësi i kuraish-itëve pas vdekjes së të atit të tij Abdullahut. Data e lindjes nuk dihet; datimi i lindjes së Muhamedit në të ashtuquajturin vitin e elefantit është shumë i përhapur në botën islamike sot. Fakte të rëndësishme historike flasin kundra një datimi të tillë. Fushata e Abraha-s është bërë ndoshta më 552–554.[32]
Lindja e profetit Muhamed.Nga Jami' al-Tavarikh (historia universale), e shkruar nga Rashid ad-Din-i, Iran, (Tabriz),
rreth 1314–15. Bojë shkrimi, pigmente me ngjyra dhe ar në letër.
Edinburgh University Library (MS Arab 20, folio 42r), Cat. 6. Në ikonografinë përkatëse tre gratë majtas zënë vendin e tre të urtëve të lindjes. Gjyshi i profetit, Abd al-Muttalib-i, djathtas është në vendin e Jozefit.
- „Profetit dhe atyre që besojnë nuk u lejohet t'i luten (zotit) për të falur paganët, edhe sikur ata të jenë të afërmit (e tyre), pasi atyre t'u jetë bërë e qartë (përfundimisht), se do të jenë të burgosur (për shkak të mosbesimit të tyre kokëfortë) në zjarrin e ferrit.”
Sipas trashëgimisë islamike, Muhamedi, përpara përvojës me zbulesën ndiqte traditën fetare të popullit të tij, e cila më vonë (sipas këndvështrimit islamik) u quajt si koha e xhāhilijja-s. Ibn al-Kalbi († rreth 819),[35] hartuesi i „librit të idhujve“, citon Muhamedin gjatë përshkrimit të idhullit (perëndisë pagane) al-uzza me këto fjalë: „Unë i kam flijuar al-ʿuzzā-s një dele nënë të bardhë kur ndiqja fenë e popullit tim.“[36] Edhe në biografinë e profetit janë trashëguar rrëfime që lënë të kuptojnë se Muhamedi ka ushtruar zakonet paraislamike gjatë kohës së tij paraprofetike. Në sira-n, biografinë profetike të Muhammad ibn Ishak-ut, përshkruhet një takim i Muhamedit me Zaid ibn ʿAmr-in, të njohur në atë kohë. Muhamedi thuhet, sipas tregimit, t'i ketë ofruar Zaidit mish nga „therorët (që u kemi flijuar) idhujve tanë“ por që konsumimin e të cilëve Zaidi e refuzoi si të papranueshëm. Nga kjo ditë trashëgimia e lë Muhamedin të flasë, „nuk u kam flijuar më therorë idhujve, deri kur zoti më shquajti me mesazhin (zbulesën) e tij.“[37] Ky episod është rrëfyer shpesh nga brezat e mëvonshëm, nga al-Bukhari deri në kohën e adh-Dhahabi-t.[38]
Rreth vitit 595 i ofroi atij punëdhënësja e atëhershme e tij, e veja e dyfishtë e tregtarëve dhe 15 vjet më e madhe në moshë, Hadixha bint Huvailid (555?–619), nga familja e fisit të mirënjohur kuraishit ʿAbd al-ʿUzzā që të martohej me të. Me ndihmën e saj Muhamedi arriti të bëhej i pavarur nga ana financiare dhe të sigurohet nga ajo sociale, një kthesë kjo vendimtarë në jetën e tij. Kësaj kohe i referohet edhe një sure mekkanase e kuranit:
- „A nuk të ka zgjedhur (zoti) si të urtë dhe (të) ka pranuar, të ka gjetur në rrugën e gabuar dhe të ka prirë në të drejtën, të ka gjetur të skamur e të ka bërë të pasur?“ (93:6–7)
Hadixha ishte e para që besoi në mesazhin e Muhamedit, prandaj historiografia islamike e konsideron atë si myslimanen e parë nga Mekka. Nga martesa me të, lindi e bija Fatima, e cila ishte e vetmja nga fëmijët e tij që pati vetë trashëgimtarë. [40] Prej saj e kanë prejardhjen të gjithë pasardhësit e Muhamedit. Hadixha, Ali ibn Abi Talib-i dhe Abu Bakr-i, kalifi i parë pas vdekjes së Muhamedit, ishin sipas traditës islamike myslimanët e parë.
Periudha e profetisë në Mekkë
Burimi më me rëndësi për përvojën e parë të Muhamedit me zbulesat hyjnore është biografia profetike (sira) e Ibn Ishak-ut, e cila, në trashëgiminë e shkruar të historiografisë islamike, paraqet disa variante (interpolim dhe parafraza). Ato janë që prej një shekulli objekt studimesh nga ana e islamologjisë.Muhamedi e kishte bërë zakon që çdo vit të kalonte një muaj në malin Hira në afërsi të Mekkës për të bërë atje pendesë. Reth vitit 610 atij i është shfaqur, siç e ka dëshmuar vetë, kryengjëlli Gabriel (arabisht جبريل „xhibril“). Rrëfimi i Ibn Ishak-ut e lë të flasë Muhamedin si tregimtar i këtij episodi në ligjëratën e drejtë:
- „unë isha duke fjetur, kur (kryengjëlli Gabriel) erdhi tek unë me një shami të shkruar dhe tha: ‚thuaje!‘ Unë iu përgjigja: ‚nuk e them.‘ Aty ai më ngjeshi (shaminë) saqë m'u bë sikur po vdisja“. – Pas katër herësh urdhërimi, Muhamedi pastaj pyeti: „ç'të them? – këtë e thashë nga frika se mos ai më mundonte prapë aq keq. Aty ai tha …”
- „Thuaj në emër të zotit tënd që ka krijuar njeriun nga embrioni, thuaj,[41] …“
- „Dhe unë e thashë. Ai më lëshoi dhe u zhduk, kurse unë u zgjova nga gjumi dhe mu bë sikur më ishin shkruar (këto fjalë) në zemër.“
Pesë vargjet e para të sures 96 paraqesin, siç pretendohet, zbulesat e para dhe në këtë mënyrë fillimet e profetisë së Muhamedit.[44] Interpretime të tjera i shohin këto fillime tek sure 74, vargjet 1–7.[45] Muhamedi ishte në këtë kohë afërsisht 40 vjeç. Në favor të këtij datimi është një pasazh në kuran vetë, ku thuhet:
- „Unë kam kaluar një jetë (të tërë) mes jush, përpara se të vinte ai (dmth. kurani).“ (10:16)

Pamje persiane me Muhamedin (djathtas) përpara ndjekësve të tij të parë. Ilustrim nga përmbledhja e Al-Biruni-t Athar al-Bakija 'an al-kurun al-khalija. Kjo vepër gjendet në koleksionin e Bibliothèque Nationale Paris (manuscrits arabe)
Studimet mbi këtë periudhë të hershme profetie në Mekkë kanë treguar se ndjekësit e parë të Muhamedit rridhnin nga shtresat e ulëta të shoqërisë së qytetit të Mekkës, të ashtuquajturit „mustaḍʿafūn“, pjesa sociale e varfër e popullsisë tregtare të Mekkës. Në ecurinë e mëtejshme të ngjarjeve, mekkanasit u munduan t'u heqin myslimanëve bazën e ekzistencës me anë të bojkotimit tregtar duke bërë në këtë mënyrë që shfaqjet publike të Muhamedit të marrin fund. Ai u morr në mbrojte, sipas ligjeve fisnore arabe, në shtëpinë e Arkam ibn Abi Arkam-it në Mekkë (rreth vitit 614) dhe urdhëroi (sipas përshkrimeve të historiografisë) një pjesë të ndjekësve të tij, të mërgojnë në Abisini (rreth vitit 615), në atë kohë qendër tregtare e mekkanasve.
Historiografët i klasifikojnë myslimanët e parë të periudhës mekkanase sipas këtyre ngjarjeve: myslimanë që ishin bërë të tillë përpara hyrjes së Muhamedit në shtëpinë e Arkam-it, myslimanë që u bënë gjatë qëndrimit të Muhamedit atje dhe „mërgimtarët“ në Abisini.[46] Arsyet sociale ose madje ekonomike për mërgimin e mekkanasve në Abisini nuk përshruhen ose përshkruhen me konture të paqarta si fakte të izoluara në burimet e hershme arabe.
Periudha ndërmjet viteve 616–622 në Mekkë është pra historikisht e rekonstruueshme vetëm në konture, pasi rrëfimet kryesisht kundërthënëse të historiografëve më të vjetër janë vetëm pjesërisht të pajtueshme me kronologjinë e presupozuar (hamedësuar) nga ana e ekzegjezës kuranike (tafsir-it) të zbulesave në Mekkë. Përmbajtja e sureve të Mekkës lë të nxirret si përfundim se Muhamedi e shihte veten si „paralajmërues“ (naḏir, arabisht نذير) i popullit të tij; se ai toleronte shumë gjëra të status quo-së fetare në Mekkë dhe përpiqej të përhapte detyrime fetare të thjeshta dhe të kuptueshme:
- „Mua më thuhet vetëm që të jem (thjesht) një paralajmërues, jo më tepër.“ (38:70)
- „të bekuar janë ata besimtarë që janë të përulur në falje; fjalëve (të zbrazëta) nuk u vënë veshin, e respektojnë (detyrimin) e taksës së lëmoshës dhe janë të përmbajtur me marrëdhëniet seksuale, përveç me gratë të tyre …“ (23:1–6)
- „a nuk e shohin ata se kemi bërë (në zonën e Mekkës) një qark të shenjtë që është i sigurtë, ndërsa njerëzit përreth saj rrëmbehen (me dhunë)?“ (29:67)
- „në qoftë se ju nuk e ndihmoni (profetin), (ai e ka të sigurtë ndihmën nga zoti), (se) zoti edhe (atëherë) e ka përkrahur, kur të pafetë e dëbuan atë vetë të dytë (nga Mekka). (Atëherë) kur ata ishin bashkë në shpellë dhe kur ai (dmth. Muhamedi) i tha shokut: mos u mërzit, zoti është me ne!“ (9:40)
Isra dhe Miraxhi
Artikulli kryesor: Isra dhe miraxh-i. |
Disa studiues perëndimorë të islamit mendojnë se tradita më e vjetër myslimane e ka identifikuar udhëtimin si një udhëtim mes qiejsh nga mbyllja e shenjtë në Mekë drejt al-Baytu l-Maʿmur (prototip qiellor i Kabas); por tradita e mëvonshme e identifikoi udhëtimin e Muhamedit si një udhëtim nga Meka drejt Jeruzalemit.[49]
Periudha e profetisë në Medinë
Yathrib-i, ose siç përdoret sot në arabisht, al-Madina, kishte në kohën e ndodhjes së hixhra-s strukturë të ndryshme shoqërore nga Mekka. Popullsia përbëhej nga fiset dhe nën-fiset rivalizuese me njëri-tjetrin të aus-ëve dhe hasraxh-ëve. Gjithashtu kishte edhe disa fise çifute, ndër të cilët banu n-nadir-ët, banu kuraiza-t dhe kajnuka'-t ishin ata më me influencë. Përveç këtyre ky qytet kishte edhe banorë që ishin bërë myslimanë përpara hixhra-s. Ndjekësit medinas quheshin „ndihmuesit“/„përkrahësit“ (al-ansar). Përveç këtyre ishin edhe ndjekësit mekkanas të Muhamedit, „të mërguarit“ (muhaxhirun). Ngulime të tjera çifute kishte në veri të Medinës afër Khaibar-it.Detyra si dhe interesi fillestar i Muhamedit ishte t'i bashkonte të gjitha fiset dhe nën-fiset e aus-ëve dhe hasraxh-ëve ashtu si dhe çifutët dhe të mërguarit nga Mekka, në një bashkësi të vetme (umma). Për këtë shërbente edhe e ashtuquajtura „marrëveshja e Medinës“, përmbajtja e të cilës është trashëguar në biografinë profetike të Ibn Ishak-ut dhe që autenticiteti i të cilës, me gjithë problemet e datimit, nuk vihet në dyshim nga islamologjia. Jo vetëm përfaqësuesve islamikë dhe çifutë të përmendur me emër u garantohen të drejtat e njëjta por edhe secila fe njihet si e tillë; çifutët përbëjnë kështu një umma (umet) bashkë me besimtarët (dmth. myslimanët): „Çifutët kanë fenë (dīn) e tyre dhe myslimanët fenë e tyre“. „Ansar-ët“ dhe „muhaxhir-ët“ gëzojnë barazi mes njëri-tjetrit. Muhamedi përcakton qartë në këtë marrëveshje edhe pozitën e tij: ai është „i dërguari i zotit“ dhe „profeti“ por e quan veten edhe thjesht me emrin e tij „Muhamed“ që në raste grindjesh thërritet si këshilltar. Këtu dallohen tiparet teokratike të umma-s së Medinës. Fiset dhe klanet e përmendura u garantojnë njëri-tjetrit mbrojtje; tokat përreth Yathrib-it janë për të gjitha palët e kontratës zonë e shenjtë. Të përjashtuar kategorikisht nga kjo marrëveshje janë politeistët („al-mushrikūn“). Se si ishin hartuar në veçanti marrëveshjet me çifutët në Medinë dhe rreth saj, të përmendura në historiografinë islamike, nuk dihet saktësisht sot pasi kushtet përkatëse të marrëveshjes janë trashëguar në mënyrë shumë të ndryshme. Studiuesit veç supozojnë në thelb se ka patur të tilla marrëveshje ose pakte mos-sulmimi mes Muhamedit dhe popullsisë çifute në vend.[50]
Në fillim qëllimi i Muhamedit nuk ishte distancimi kategorik nga „fetë e shkrimeve“ („ahl al-kitāb“), pasi njohjen e feve të „të tjerëve“ të përcakuar në „marrëveshjen e Medinës“ të përmendur më lart, e gjejmë që në suren 109 („të pafetë“) të zbuluar në Mekkë:
- „O të pafe! Unë nuk adhuroj atë që adhuroni ju (…) Ju keni fenë tuaj, unë kam timen.“ (109)
- „As-Safa dhe al-Marva janë simbolet e kultit të zotit. Nëse dikush bën pelegrinazhin (e madh) për tek shtëpia (ka'ba) (Qabeja) ose vizitën (umra-n), nuk do të jetë mëkat për të, të kalojë edhe nga ata.“ (2:158)
Në Medinë u shtua edhe agjërimi gjatë festës së ashura-s së çifutëve, sipas kalendarit islamik më 10 të muharremit; në këtë ditë bëhej agjërim, sipas zakonit çifut, nga perëndimi i diellit deri në perëndimin tjetër dhe jo si gjatë ramazanit, vetëm gjatë ditës. Nëse zhvendosja e të drejtuarit gjatë faljes (kibla) për nga Jeruzalemi ka marrë si shembull çifutët, kjo nuk është e sigurtë pasi edhe të krishterët e kishës orientale (lindore) luten në këtë drejtim.
Aktivitetet ushtarake („ghazavât“-i) të Muhamedit dhe ndjekësve të tij
Pas hixhra-s, (arratisjes nga Mekka në Yathrib-in e afërm që do të njihej më vonë si Medina), Muhamedi nuk ushtronte vetëm rolin e profetit por edhe atë të organizatorit shoqëror si dhe të udhëheqësit politik (dhe me kalimin e kohës të atij ushtarak). Gjatë muajve të parë pas hixhra-s, ai duket se e ka përmbajtur (frenuar) bashkësinë fillimisht të vogël myslimane (të përbërë nga të mërguarit nga Mekka, muhaxhir-ët, dhe nga përkrahësit (ansar) nga dy fiset e kaila-ve) nga konfrontimi me kuraish-itët.[51] Kurani dëshmon për këtë me vargun e mëposhtëm, ku duke vështruar në retrospektivë (në të kaluarën), në kohën e fillimeve të Muhamedit dhe mërgimtarëve në Medinë, thuhet që myslimanëve u urdhërohet:- „ ... hiqni duart (nga lufta) ...“ (4:77)
- „Atyre që luftojnë (kundra të pafeve) (sipas një interpretimi devijues; tekstualisht thuhet: atyre që luftohen), u është dhënë leja (për luftë) sepse atyre u është bërë (më parë) padrejtësi. Zoti ka forcën për t'i ndihmuar.“ (22:39)
Lufta e vërtetë kundra Mekkës u parapri nga ndërhyrje më të vogla, plaçkitjet e karvanëve nga Mekka.[54] Nga burimet historike, ndër të tjera disa vargje të kuranit[55], del se në këto sulmime merrnin pjesë pa përjashtim vetëm emigrantët.[56]
Konfrontimi i parë i madh mes myslimanëve dhe kuraish-itëve (ekspedita e parë ku morrën pjesë sipas disa burimeve edhe myslimanë nga Medina[57] ishte beteja e Badr-it në vitin 624. Myslimanët që kishin për qëllim të sulmonin një karvan të kuraish-itëve që ishte duke u kthyer nga Siria u befasuan nga një kurth i forcave të Mekkës të prira nga Abu Sufjan-i. Megjithëse më të paktë në numër si dhe megjithë faktin se ata ishin armatosur për një sulm kundra një karvani dhe jo për një betejë, ata dolën fitimtarë nga kjo betejë. Për këtë në kuran thuhet:
- „Zoti ju ka ndihmuar të fitoni (në atë kohë) në Badr, kur (ju) ishit vetëm një hordhi e vogël e papërfillshme.“ (3:123)
Në lidhje me humbjen e betejës së Uhud-it të vitit 625 kundra mekkanasve janë bërë zbulesa me vargje të gjata moralizuese; në suren 3, vargu 172 thuhet ndër të tjera:
- „Atyre që pasi pësuan disfatë, dëgjuan zotin dhe profetin, u takon (në botën e përtejme), përderisa (në botën e këtejme) të kenë qenë të drejtë dhe të përshpirtshëm, një shpërblim i madh.“ (3:172)
- „Nëse zoti atyre nuk do t'i kishte caktuar dëbimin, do t'i kishte ndëshkuar (në mënyrë tjetër) në këtë botë. Kurse në botën e përtejme i pret ndëshkimi i zjarrit të ferrit. Sepse kanë ngritur krye kundra zotit dhe profetit të tij (?) (…) Nëse ju i keni rrëzuar ose jo palmat (në tokat e banu nadir-ëve), kjo ndodhi me lejen e zotit. Ai ka dashur (në këtë mënyrë) t'i përdhoste keqbërësit.“ (59:3–5)
Sipas historiografisë islamike (si psh. Ibn Ishak-ut), shkaku për rrethimin e fortesës së banu kuraiza-ve nga trupat e Muhamedit ishte shkelja e një kontrate me Muhamedin (të cilën historiografët nuk e përshkruajnë më hollësisht).[60] Nga islamologjia sot përmenden përveç shkaqeve politike dhe ekonomike para së gjithash aktivitetet tradhëtare ose paraqitja e rrezikut ushtarak (edhe pas dëbimit nga oazi) nga ana e banu kuraiza-ve dhe jo shkelja e marrëveshjes si shkak për ekzekutimin e tyre.[61] Intelektualët klerikë myslimanë anojnë nga mendimi se ky ekzekutim ka qenë i domosdoshëm për të siguruar jetën e bashkësisë së atëhershme islamike duke theksuar se fajin (e vërtetë ose të supozuar) e ka patur Huxhaxh ibn Akhtab-i që i ka shtyrë kuraiza-t të tradhëtojnë dhe i cili duhet të vlejë kështu si përgjegjësi kryesor për këtë ekzekutim.[62]
Banū aus-ët, tashmë përkrahës (anṣar) me influencë të Muhamedit, i bënë atij thirrje që të kishte ndjesë për aleatët e tyre të kohës paraislamike. Banu kuraiza-t u dorëzuan pa kushte dhe dolën nga fortesat e tyre. Muhamedi ia la në dorë fatin e banu kuraiza-ve kreut të fisit të banū aus-ëve Saʿd b. Muʿāḏ. Ky urdhëroi që të gjithë burrat të vriten, gratë dhe fëmijët të merren robër dhe të ndahen bashkë me pronën e tyre mes myslimanëve si plaçkë lufte.
Gjatë rrethimit banu kuraiza-t kishin mbajtur qëndrim korrekt formal[63] duke u vënë në dispozicion myslimanëve gjatë punimeve të gërmimeve lopata për të hapur llogoret[64] por i kishin furnizuar edhe agresorët me ushqime[65] dhe kishin bërë edhe bisedime fshehurazi me ta.[66] Gjithashtu ata ishin përgatitur për t'i rënë në shpinë Muhamedit dhe ndjekësve të tij.[67]
Kështu, zbulesa (kurani) i përmend këto ngjarje në formë rrëfimi dhe vetëm në mënyrë retrospektive duke iu referuar si „betejës së llogoreve“ ashtu edhe asgjesimit të banu kuraiza-ve:
- „Dhe zoti i dërgoi mbrapsht të pafetë me (gjithë) mllefin e tyre, pa patur ndonjë dobi (dmth. agresorët nga fushata e tyre). Dhe ai i ruajti besimtarët nga lufta. Zoti është i madh dhe i fuqishëm. Dhe ai bëri që ata prej atyre të shkrimeve (çifutët), që i kishin ndihmuar ata (dmth. të pafetë), të zbresin nga fortesat e tyre duke iu futur frikën, kështu që ju mundët një pjesë t'i vrisni dhe një pjesë t'i merrni robër. Dhe ai ju dha tokat e tyre, banesat dhe pronat si trashëgim, dhe tokë që nuk e kishit shkelur (deri atëherë). Zoti e ka fuqinë për gjithshka.“ (33:25–27)
- „Shumë nga ata të shkrimeve, pasi ju jeni bërë besimtarë, duan t'ju bëjnë ju përsëri të pafe sepse kanë vetë zili (…) por mos ua vini re dhe jini të durueshëm, (prisni) deri sa të vijë zoti me gjykimin e tij! Ai e ka fuqinë për gjithshka.“ (2:109)
Muhamedi morri si plaçkë lufte ndër të tjera edhe Raijḥana-n, duke e pranuar atë si konkubinë (grua pa kurorë). Ajo thuhet sipas disa burimeve të ketë pranuar fenë islame. Asgjesimi i banu kuraiza-ve, i paraqitur për herë të parë në historiografinë e shekullit të dytë islamik, ka lënë gjurmët e tij edhe në jurisprudencën islamike, në shqyrtimin e trajtimit të robërve të luftës dhe të pasardhësve të tyre.[68]
Me asgjesimin e banu kuraiza-ve u ekzekutuan edhe anëtarët e fisit me origjinë arabe të banu kilab ibn 'amir-ëve, aleatëve të banu kuraiza-ve. Njëra nga gratë e tyre, al-Nashāt-i (ose al-Shāt) bint Rifā'a, u martua me Muhamedin por pak më vonë u mohua (dëbua) prej tij. Ndërkohë kur gratë dhe fëmijët e banu kuraiza-ve u lejuan të skllavërohen, nuk ka të dhëna për atë se edhe al-Nashat bint Rifa'a ishte skllave. Michael Lecker[69] nxjerr si përfundim se gratë arabe që ishin marrë rob në fortesat e banu kuraiza-ve, ndoshta nuk janë skllavëruar; nga ana tjetër ka mundësi, thotë Lecker, që anëtarët e fisit të tyre t'i kenë çliruar ato me pagesë.[70]
Nga studimet islamologjike sot është bërë përpjekja të relativizohet „mizoria e pazakontë ndaj kuraiza-ve në krahasim me fiset e tjera çifute“[71]: W. Arafat e ka vënë në dyshim besueshmërinë e të dhënave të historiografisë së hershme islamike mbi këtë çështje duke pretenduar se janë ekzekutuar vetëm persona të veçantë që ishin bërë fajtorë për tradhëti ndaj Muhamedit.[72] Kjo tezë e tij është hedhur poshtë nga Meir J. Kister në një paraqitje të detajuar të ngjarjeve sipas shkrimeve të maghazi-t dhe sira-s.[73]
Çifutët në Medinë dhe rrethinat e saj, sipas orientalistit gjerman Rudi Paret, nuk janë luftuar dhe më vonë dëbuar ose vrarë për shkak të besimit të tyre por sepse ata, brenda bashkësisë islamike të Medinës, përbënin një grup të mbyllur homogjen, i cili mund të bëhej në çdo kohë, por sidomos në rast kërcënimi armiqsh nga jashtë, rrezik për bashkësinë e atëhershme islamike[74] dhe se gjatë çdo konflikti të armatosur me kuraish-itët kishin dalë si "aleatë shumë të dyshimtë".[75] Paret-i thekson këtu se Muhamedi nuk ka ndërhyrë kurrë kundër popullsisë çifute të Yathribit në përgjithësi por kundra fiseve të veçanta çifute.[76] Banu kuraiza-t janë ekzekutuar, sipas William Montgomery Watt, pasi qëndrimi i tyre gjatë betejës së llogoreve u pa si tradhëti ndaj bashësisë së Medinës; Muhamedi nuk ishte i gatshëm të toleronte një qëndrim të tillë dhe vendosi të mënjanonte këtë pikë të dobët.[77]
Mbi strategjinë ushtarake të Muhamedit, Paret gjykon si më poshtë:[78]
- „Muhamedi duhet matur me kriteret e kohës së tij. Pasi kuraiza-t iu dorëzuan atij pa kushte, ai sigurisht që kishte të drejtën, sipas zakoneve të kohës, të mos jepte falje. Sado e çuditshme dhe çnjerëzore që kjo të duket, në opinionin publik ai është bërë fajtor për faktin që ai ka urdhëruar të priten palmat e banū naḍir-ëve, ndërsa për atë që ka bërë që brenda një dite të vetme të kalojnë në tehun e thikës një gjysëm mijëshi çifutë, jo.“
Al-Hudaibija dhe pushtimi i Mekkës
Në vitin e gjashtë pas mërgimit në Medinë u zhvilluan kontaktet e para të Muhamedit me përfaqësuesit e kuraish-itëve nga Mekka; në mars 628 themeluesi i fesë bashkë me ndjekësit e tij bëri një udhëtim për në Mekkë për të kryer atje pelegrinazhin e vogël ('umra-n), për të cilën mekkanasit arritën ta pengojnë duke rënë me të në ujdi për një marrëveshje me rëndësi në afërsi të kufirit me zonën e shenjtë të Mekkës, afër al-Hudaibija-s. Kjo marrëveshje përmbante pesë pika të rëndësishme:- Armëpushim për dhjetë ose (sipas disa burimesh të tjera) dy vjet;
- Siguri për myslimanët që do të donin të kryejnë në të ardhmen pelegrinazhin ose do të ndodheshin në udhëtime tregtare në jug;
- Garanci për siguri nga ana e Muhamedit për kuraish-itët gjatë udhëtimeve të tyre tregtare në veri;
- Dorëzimi tek mekkanasit i atyre skllevërve myslimanë që do të arratiseshin pa lejen e të zotërve të tyre;
- Heqja dorë nga pelegrinazhi në vitin e marrëveshjes e lidhur kjo me garancinë për t'u mbajtur në vitin e ardhshëm.
Ky dokument i ruajtur deri sot mban emrin e Muhamedit si Muhammed b. ’Abdallah pa shprehje islamike shtesë. Por gatishmëria e Muhamedit për t'i dorëzuar Mekkës të gjithë myslimanët nga Mekka të arratisur në Medinë shkaktoi trazira. (Shih për këtë: Çështja e Abu Basir-it dhe e ndjekësve të tij pas marrëveshjes së al-Hudaibija-s).
Tërheqja e Muhammedit dhe anulimi i i 'umra-s ishte një shkak tjetër për pakënaqësinë në rradhët e ndjekësve të tij. E gjithë sure 48 (al-fath = suksesi) trajton vetëm këto ngjarje historike. Vetëm se zbulesa flet këtu për një sukses ose fitore („fath“) të myslimanëve që shihet jo vetëm si sukses diplomatik por (sipas vështrimit retrospektiv të historiografisë islamike dhe ekzegjezës së kuranit) edhe si shenjë në drejtim të pushtimit të oazit të Khaibar-it që pasoi më vonë, të dëbimit të banu al-nadir-ëve çifutë (maj-qershor 628) dhe të ndarjes së plaçkës së luftës mes myslimanëve të pakënaqur që prej al-Hudaibija-s. Në fund të kësaj sure formulohet pozita e Muhamedit më qartë se kurdo më parë:
- „Muhamedi është i dërguari i zotit. Dhe ata që janë me të (besimtarë), janë të ashpër me të pafetë por mes tyre me ndjesë.“ (48:29)

Muhamedi duke larë kaaba-n (Qabenë) dhe ia ndryshuar asaj kushtimin.
Kjo miniaturë e vitit 1315 gjendet në Jami' al-Tavarikh (historia universale), e shkruar nga Rashid ad-Din-i në Tabriz, Persi. Ky ekzemplar i këtij dorëshkrimi nga ku është marrë kjo pamje ndodhet në bibliotekën e universitetit të Edinburgut.
Kjo miniaturë e vitit 1315 gjendet në Jami' al-Tavarikh (historia universale), e shkruar nga Rashid ad-Din-i në Tabriz, Persi. Ky ekzemplar i këtij dorëshkrimi nga ku është marrë kjo pamje ndodhet në bibliotekën e universitetit të Edinburgut.
Pas pushtimit të Khaibar-it (maj 628) Muhamedi me tashmë 2000 ndjekësit e tij bëri në mars 629 udhëtimin për në Mekkë për të kryer (siç ishte përcaktuar në marrëveshjen e al-Hudaibija-s) pelegrinazhin e vogël (umra-n). Mekkanasit ishin larguar për tre ditë nga qyteti për të evituar të papritura të mundshme në shenjtërore. Pasi disa pjesëtarë të familjeve me influencë kishin konvertuar në myslimanë, ndër ta dy talentët ushtarakë Halid ibn al-Valid-i dhe 'Amr ibn al-'As-i, të cilët do të dalloheshin gjatë fushatave pushtuese pas vdekjes së Muhamedit (shih artikujt Luftërat e ridda-s dhe Ekspansioni islamik), pushtimi i Mekkës ishte vetëm çështje kohe. Në janar 630 ushtria myslimane e organizuar mirë u drejtua për në Mekkë si pasojë e shkeljes së marrëveshjes së lartpërmendur nga ana e mekkanasve[81]. Muhamedi u siguroi të gjithë atyre amnisti që nuk kishin marrë pjesë në qëndresën e armatosur kështu që Mekka u morr nga myslimanët gati pa gjakderdhje; 28 mekkanas u vranë në luftim kurse të tjerët u arratisën. Muhamedi qëndroi dy ose tre jave në Mekkë, lau shenjtëroren (kaaba-n, Qabenë) si dhe hoqi dhe shkatërroi të gjitha statujat e perëndive si nga kjo shenjtërore ashtu edhe nga shtëpitë private. Në rrethinat e qytetit ai shkatërroi shenjtëroret e perëndive al-manât dhe al-'uzza dhe u bëri thirrje fiseve beduine të pranojnë fenë islame.
Fiset më të mëdha rreth Mekkës dhe al-Ta'if-it (Thakif ose Havâzin) u shfuqizuan në janar 630. Këta të fundit arritën të thyhen nga trupat myslimane vetëm me shumë zor në al-Hunain gjatë rrugës për në al-Ta'if, gjë për të cilën informon kurani vetë:
- „zoti ju ka ndihmuar (që megjithatë) të fitoni në shumë, (ashtu si) edhe në ditën e Hunain-it, atëherë (kur) turma juaj (e madhe) ju pëlqeu (duke ju bërë të vetësigurtë). Por ajo nuk ju vleu aspak, dhe ju u frikësuat e u brengosët. Dhe i kthyet shpinën (armikut, morrët arratinë). Pastaj zoti çoi nga lart sakina-n të dërguarit të tij dhe besimtarëve dhe dërgoi (lart nga qielli) trupa (për t'ju ndihmuar) që ju nuk i patë me sy dhe i ndëshkoi të pafetë. Ky është shpërblimi për ata që janë të pafe.“ (9:25–26)
Pas fitoreve ushtarake në jug pasuan fushata më pak të suksesshme në veri, deri afër kufirit jugor të Perandorisë Bizantine, në Tabuk, të cilat, si ekspedita plaçkitëse, përfunduan pa rezultat. Kjo fushatë e vitit 629 e kryesuar nga Muhamedi kundra bizantinëve dhe para së gjithash kundra aleatëve të tyre arabë por që në të cilën shumica e medinasve dhe beduinët që kishin marrë fenë islame nuk morrën pjesë, ka precipituar në vargjet e cituara shpesh të sures 9 (at-tauba) si deklaratë lufte ndaj botës së jashtme jo-myslimane:
- „Luftoni kundra atyre që nuk besojnë tek zoti dhe në ditën e gjyqit të mbramë që nuk ndalojnë çka ka ndaluar zoti dhe profeti i tij dhe që nuk i takojnë fesë së vërtetë si ata të cilëve u është dërguar shkrimi, (luftojini ata) deri sa të paguajnë me dorën e vet tribut (haraç) pa bërë fjalë!“ (9:29)
Prezantimi i i Muhamedit në veri pati si pasojë që disa zona të krishterësh ose çifutësh t'i nënshtrohen atij: princi i krishterë Juhannâ në Aila (ose Eilat, sot Akaba, Jordani), banorët në Adhruh-u si dhe çifutët në qytetin port Makna. Ibn Ishak-u, hartuesi më i njohur i biografisë profetike të shekullit të dytë islamik, shkruan se Muhamedi, gjatë rrugës së karvanëve nga Medina për në Tabuk, la të ndërtuara 18 xhami ku më parë nuk kishte vende për falje. Në këtë mënyrë u përcaktua (edhe de iure) i gjithë rajoni verior si zonë islamike dhe si pjesë përbërëse e umma-s medinase.
Për pushtimet pas Muhamedit shih Ekspansionin islamik.
Shih edhe: Xhihad-i
Opozita në Medinë kundra Muhamedit
Opozitë kundër Muhamedit dhe ndjekësve të tij në Mekkë kishin formuar si çifutët e vendosur në Medinë dhe rreth saj ashtu edhe klane arabe me influencë si Banu Aus Allāh, të cilët, ndryshe nga anëtarët e tjerë të fisit, i bënë Muhamedit për disa vite qëndresë.[84] Në fakt, nga studiuesit theksohet përhapja e shpejtë e fesë islame atje që përpara ardhjes së Muhamedit në këtë qytet,[85] por pa injoruar edhe faktin se ka patur edhe grupe me influencë në rradhët e medinasve, konvertimi i të cilëve në fenë islame ndodhi vite më vonë.[86] Përveç informacioneve përkatëse të shkrimeve të sira-s dhe maghazi-t, dëshmojnë edhe gjenealogët e hershëm islamikë kontaktet e ngushta të Aus Allāh me fiset çifute të Banu 'n-Nadir-ëve dhe Banu Kainuka'-ve, të cilët, me qëndrimin e tyre kundërshtues ndaj fesë islame, duhet të kenë ushtruar ndikim të fortë. Ata nuk e kanë pranuar fenë islame deri më 626–627.[87]Politika kundra fiseve çifute manifestohej në kërcënimin për shpronësim nga toka dhe pasuria gjë që është trashëguar si në historiografi ashtu edhe në përmbledhjet autentike të hadith-it të al-Bukhari-t dhe Muslim ibn al-Haxhaxh-it dhe me të cilën më vonë arsyetohet nga ana ligjore në librat e kodeve të ligjeve. Tek al-Bukhari thuhet në një rrëfim të Abu Huraira-s, shokut të profetit:[88]
- Kur po rrinim në xhami erdhi i dërguari i zotit tek ne dhe tha: ,Ejani (me mua të shkojmë) tek çifutët‘. Ne dolëm dhe morrëm rrugën deri sa arritëm tek shkollat (sinagogat) e tyre. Aty profeti u doli atyre përpara dhe u thirri: ,Çifutë! Pranojeni islamin dhe do t'i keni punët mirë.‘ Ata ia kthyen: ,Abu 'l-Kazim, ti ke prurë lajmin.‘ Ai iu përgjigj: ,Këtë dua edhe unë‘ dhe u thirri për herë të dytë, kurse çifutët u përgjigjën: ,Abu 'l-Kazim, ti ke prurë lajmin.‘ Dhe ai u thirri për herë të tretë duke thënë: ,Ta dini se toka i takon zotit dhe profetit të tij dhe unë do t'ju dëboj (prej këtu). Kush prej jush ka pronë, ta shesë. Në rast se ai këtë nuk e bën, ta dini se toka i takon zotit dhe profetit të tij.‘
E ashtuquajtura „shenjtërorja e mujshisë“
Opozita në radhët e klanit gjithashtu medinas të 'Amr b. 'Aus, përmendet në suren 9, vargu 107–108 dhe në trashëgiminë përkatëse të ekzegjetëve.- Dhe përsa u përket atyre, të cilët kanë (bërë një shenjtërore të vetën), për të munduar (profetin?), dhe për t'iu dhënë pafesisë (mosbesimit) dhe për të nxitur armiqësimin mes besimtarëve dhe si bazë (?) për (disa) njerëz që më parë kanë luftuar zotin dhe të dërguarin e tij dhe ata betohen sigurisht se e kanë bërë këtë me qëllim të mirë. Mos hyr kurrë aty (për t'u falur)! Një shenjtërore që është ngritur që në ditën e parë mbi devotshmërinë ndaj zotit, e meriton këtë më shumë …
Ky varg i kuranit nxjerr në pah rivalitetin ndërmjet dy xhamive në Medinë. Në njërën anë ishte xhamia ose shenjtërorja e profetit që ishte „ngritur mbi devotshmërinë ndaj zotit“, dhe në anën tjetër xhamija ose shenjtërorja „e mujshisë“ (mundimit, torturës, masxhid ad-dirar, arabisht مسجد الضرار = masgidu ʾḍ-ḍirār) që thuhet të jetë ngritur në një vend tjetër në Medinë, sipas rrëfimeve kundërthënëse[91] të Abu 'Amir-it, një hanif-i të njohur nga Medina dhe kundërshtar i Muhamedit, me qëllim që falja të bëhej jo në xhaminë e Kubāʾ-s së profetit por në xhaminë e vet të përkushtuar klanit të 'Amr ibn 'Aus. Në ekzegjezën më të vjetër bëhet fjalë për një shenjtërore të 'skuthëve' (hipokritëve) (munafikun), për shkatërrimin e të cilës Muhamedi thuhet të ketë urdhëruar kur u kthye nga ekspedita në Tabuk dhe pas zbulesës së vargjeve të mësipërme të kuranit.[92]
Pelegrinazhi i ndarjes dhe vdekja e Muhamedit
Viti i nëntë pas „hixhra“-s (630–631) quhet në biografinë profetike të Muhamedit „viti i delegacioneve arabe“ tek profeti në Medinë, të atyre që kishin marrë fenë islame. Nga fundi i janarit 632 Muhamedi nisi pelegrinazhin (haxhin) e madh për në Mekkë, i cili do të hynte në histori si „pelegrinazhi i ndarjes“. Nga fillimi i marsit 632 ai mbërriti në Mekkë duke kryer atje me ndjekësit e tij pelegrinazhin, gjatë të cilit u përcaktuan të gjitha hollësitë e ceremonisë së pelegrinazhit dhe detyrimeve rituale duke përfshirë këtu edhe integrimin (përfshirjen) e riteve para-islamike. Siç thuhet në trashëgiminë islamike, sure 5, vargu 3 ka qenë pjesë e fjalës së famshme të Muhamedit në malin ʿArafat, një lloj testamenti për ndjekësit e tij:- Sot jua kam plotësuar fenë (kështu që aty s'mungon më asgjë) dhe e kam përkryer zemërgjerësinë time për ju, jam i kënaqur që keni si fe fenë islame (5:3)
- Po ju lë trashëgim diçka të pastër dhe të qartë; në qoftë se do t'i përmbaheni kësaj, nuk do të merrni kurrë rrugën e gabuar: librin e zotit dhe sunna-n e profetit të tij. Njerëz, dëgjoni fjalët e mia dhe kuptojini ato! Ta dini se çdo mysliman është vëlla i myslimanit dhe se myslimanët janë vëllezër (mes njëri-tjetrit)...
Se sa e papërfytyrueshme duhet të ketë qenë për besimtarët myslimanë vdekja e tij, e përshkruan Ibn Isḥak-u në biografinë e tij të profetit në mënyrë shumë përshtypëse; kalifi i mëvonshëm ʿUmar ibn al-Ḫaṭṭab-i thuhet madje, sipas trashëgimisë islamike, fillimet e të cilës e kanë origjinën që në shekullin e parë islamik, se ka shfrytëzuar elemente nga historitë profetike çifute duke e vënë kështu në dyshim vdekjen e profetit:
- Disa nga hipokritët (gënjeshtarët) pretendojnë se i dërguari i zotit ka vdekur. I dërguari i zotit nuk ka vdekur por ka shkuar tek zoti i tij, si dikur Moisiu i biri i ʿImrān-it kur u largua për dyzetë ditë nga populli i vet por pastaj u kthye kur u fol se paskësh vdekur. Për zotin! I dërguari i zotit do të kthehet po ashtu siç është kthyer Moisiu e do t'u presë duart dhe këmbët e atyre që thonë se i dërguari i zotit paska vdekur!
- Njerëz! Kush e ka adhuruar Muhamedin (unë i them): Muhamedi ka vdekur. Kush e ka adhuruar zotin e vetëm (unë i them): zoti jeton dhe nuk vdes.
- Ndërsa Muhamedi është vetëm një i dërguar. Para tij ka patur të dërguar (të tjerë). A do të ktheheni (vallë) mbrapsht në qoftë se ai do të vdiste (natyrshëm) ose do të vritej (në betejë)? Kush do të kthehet, nuk do të bëjë dëm (zotit). Por zoti do t'ua shpërblejë atyre që ia dinë (atij) për nder. (3:144)
Lindja e „umma-s“ (bashkësisë) islamike
Përkrah vetëkuptimit të tij të të qënit profet dhe i dërguar i zotit, Muhamedi u përpoq gjithashtu të bashkonte edhe fiset arabe rivalizuese mes tyre të ngulimeve më të afërta dhe t'i integronte ato (edhe me dhunë) në një bashkësi myslimanësh (umma) nën udhëheqjen e tij. Mirëpo, se sa i brishtë ishte ky konstrukt shteti i lënë prej tij, kjo u duk menjëherë pas vdekes së tij. Në të ashtuquajturin „kolonadën e banu sa'ida-s“ (arabisht سقيفة بني ساعدة = sakifat bani sa'ida = sakīfatu banī sāʿida) në Medinë luftuan kundër njëri-tjetrit për çështjen e pasuesit grupet rivale të ansar-ëve medinas (al-Aus dhe al-Khazraxh) të prirë nga Sa'd ibn 'Ubada, i emëruar prej tyre si pasues i Muhamedit, si dhe të mërguarve mekkanas me përfaqësuesin e tyre Umar ibn al-Hattab. Ndarja e pushtetit ndërmjet mekkanasve (të mbizotëruar nga fisi i kuraish-itëve) dhe ansar-ëve medinas sipas rregullës: „një komandant nga ne dhe një nga ju“ (minnā amīrun va-minkum amīrun), dështoi për shkak të propozimit të Umar ibn al-Hattab-it i cili propozoi shokun e vjetër të Muhamedit Abu Bakr-in si trashëgimtar (kalif).[93] Për Abu Bakr-in kishte përparësi detyra e tij për të luftuar fiset kryengritëse arabe në kohën e ridda-s dhe për nënshtrimin e tyre brenda umma-s medinase të formuar nga Muhamedi, e ashtuquajtura bashkësia e myslimanëve.Familja e Muhamedit
Artikulli kryesor: Familja e Muhamedit. |
Muhamedi dhe zotëruesit e shkrimeve të shenjta
Fillimisht Muhamedi i shihte me sy të mirë si çifutët ashtu edhe të krishterët duke pritur prej tyre se ata do t'i shkonin atij pas. Por shumë vargje të kuranit dëshmojnë se „zotëruesit e shkrimeve të shenjta“ (ahl al-kitâb) i hidhnin poshtë idetë e tij. Disa vargje të kuranit që quhen edhe „vargje provokuese“ (âyât at-tahaddî) përmbajnë vërejtje si nga ana e kundërshtarëve ashtu edhe e Muhamedit. Akuza kryesore e themeluesit arab të fesë ishte se sipas tij çifutët dhe të krishterët i kishin shtrembëruar dhe ndryshuar shkrimet e tyre të shenjta, kështu që ai, Muhamedi, ishte kumtuesi i të vetmës fe monoteiste të Abrahamit. Shih për këtë Tahrif-in.Sipas vetëkuptimit të tij Muhamedi nuk ishte profeti i një feje „të re“ por reformuesi i monoteizmit abrahamit:
- Ndërsa ata (dmth. ata të shkrimeve) thonë: „ju duhet të bëheni çifutë ose të krishterë që të jeni në rrugë të drejtë.“ Thuaj: Jo! (Për ne ekziston vetëm) feja e Abrahamit, e një hanifi – ai nuk ka qenë pagan! (2:135)
- Abrahami nuk ka qenë as çifut as i krishterë. Ai ka qenë një hanif i bindur (i zotit) dhe jo pagan. (3:67)
Përshkrimi i Muhamedit
Kronikat e hershme kristiane
Burimi ndoshta më i vjetër ku përmendet Muhamedi është kronika siriane e Tomë presbiterit, i cili ka shkruar rreth vitit 640:- Më 4 shkurt 634 në mëngjes herët, u zhvillua një betejë mes bizantinëve dhe arabëve të Muhamedit.
- Ju jeni bijtë e Abrahamit dhe zoti do të realizojë përmes jush premtimin që ai i ka dhënë Abrahamit dhe pasardhësve të tij. Duaje zotin e Abrahamit, shko dhe merri trojet në zotërim që zoti i pat dhënë yt atë Abrahamit se askush nuk do të jetë në gjendje të të bëjë qëndresë ty në betejë sepse zoti është me ty.
- Në vitin 940 të Aleksandrit (dmth. 628–629) hynë Heraklios-i dhe bizantinët në Konstandinopojë. Muhamedi dhe arabët çanë nga jugu duke hynë në vend dhe nënshtruar atë.
- Ata (arabët) e ruajnë aq fort traditën e Muhamedit, saqë çdo njeri që i shpërfill ligjet e tij (të Muhamedit) ata e ndëshkojnë me vdekje.
- Ngaqë ai (Muhamedi) u ka përshkruar atyre (arabëve) të vetmin zot dhe ata (arabët) nën udhëheqjen e tij i mposhtën bizantinët dhe ngaqë ai u ka dhënë atyre ligje sipas dëshirës së tyre, ata e quajnë atë ‚profet‘ (nbîyâ) dhe ‚të dërguar‘ (rasùlâ) të zotit.[95]
Në Evropë
Në mesjetë

Afresko gotike (ose e renaissance-s) në basilikën e San Petronio-s në Bolonjë me Muhamedin e torturuar në ferr.
Emërimi i tij relativisht i vonë si profet gjithashtu dihej ashtu si dhe fakti se ai e kishte provuar këtë emërim pjesërisht si një presion të madh fizik dhe psikologjik dhe se ai e kishte perceptuar kryengjëllin Gabriel si sjellës të mesazheve hyjnore. Njohuritë se Muhamedi e konsideronte veten si përçues ekskluziv (i vetëm) i mesazheve hyjnore (latinisht missus, nuntius, legatus, apostolus), si qenie thjesht njerëzore pa aftësi të mbinatyrshme, kjo përputhej gjithashtu me trashëgiminë islamike. Mbi karakterin e përgjithshëm të zbulesave fetare të tij dihej se përveç paralelizmave (ngjashmërive) me traditën e dhjatës së vjetër dhe të re, një rol qëndror luante monoteizmi (edhe në kontraditë antagoniste (armiqësore) me ambientin politeist), se në gjyqin e mbramë do të shpallej një gjykim dhe se rregullat hyjnore kishin të bënin edhe me botën e këtejme, kështu që në Evropën e krishterë kurani quhej shpesh si lex (lexo: leks) (ligj).
Pikënisjet e trashëgimisë për Muhamedin që qarkullonin në mesjetën evropiane e kishin prejardhjen nga njëra anë nga Bizanti, nga ana tjetër nga të krishterët mozarabë që jetonin nën sundimin islamik në Spanjë. Njohuritë e hollësishme të bizantinëve mbi Muhamedin dhe islamin e hershëm depërtuan në perëndim përmes ndërmjetësimit të Anastasius Bibliothecarius-it, (lexo: Anastásius Biblotekárius) i cili kishte kopjuar chronographia-n (lexo: kronográfia) e kronistit bizantin Theophanes (lexo: Theófanes), i cili kishte nga ana e tij njohuri mbi fenë islame të hershme. Por burimi shumë më i rëndësishëm ishte Spanja. Që në shekullin e 9-të Eulogji i Kordovës në polemikën e tij kundra fesë islame ka shkruar hollësi biografike mbi jetën e Muhamedit por që të cilat është e vështirë se mund të jenë bërë të njohura jashtë Spanjës jugore. Ndryshe nga ato, shumë të përhapura kanë qenë të dhënat e dialogi (dialogëve) të Pjetër Alfonsit, një çifuti të konvertuar në të krishter. Petrus Venerabilis (lexo: Venerábilis), i cili ka qenë abati i Cluny (lexo: Klyní), Francë, kishte urdhëruar përkthimin e përmbledhjes së Pjetër Alfonsit me qëllimin e hartimit të një vepre të hollësishme për hedhjen poshtë të fesë islame.
Profecia biblike ndaj Hagar-ës (bibla, zanafilla, 16,12 dhe 21,13), të cilës i parathuhen pasardhës të shumtë por të egër dhe luftarakë, është përdorur që prej Izidorit të Seviljes dhe Beda Venerabilis-it në polemikën e tyre kundra Muhamedit për një paraqitje negative të arabëve dhe saraçenëve: si pasardhës i një populli primitiv, barbar që nuk njeh as ligj as shtet dhe përveç kësaj që praktikon një politeizëm të shfrenuar, nuk mund të jetë caktuar kurrësesi si profet. Analfabetizmi i tij që në traditën islamike është sjellë si argument i vlefshëm për origjinën hyjnore të zbulesës kuranike, i shërbente në perëndim, (ku ai njihej afërsisht që prej 1100-ës), argumentit të kundërt: si person me prejardhje familjare të thjeshtë, i rrethuar nga idhujtarë dhe madje analfabet, Muhamedi duhet të ketë qenë pre e lehtë mashtrimesh. Duke plotësuar këtë, ishin edhe versionet e rrëfimeve të ndryshme mbi marrëdhëniet e tij me persona fetarë të pasionuar, të cilët për shkak të naivitetit të tij si i paditur, i kanë shitur atij ide heretike kristiane dhe hebreike për fe të vërtetë, një motiv ky që ishte përçuar në perëndim që prej Ioannes Damascenus-it. Teoria, sipas së cilës "Muhamedi duhet të jetë gënjyer nga persona të dyshimtë", ka qenë mbizotëruese në qarqet intelektuale të mesjetës evropiane duke e parë kështu fenë islame si një herezi kristiane, ndërsa paraqitja e Muhamedit si pjesë e një panteoni politeist islamik, ka qenë një temë që dilte vazhdimisht në përfytyrimin "popullor" mesjetar të Muhamedit në Evropë. Në lidhje me këtë ngrihej edhe teza absurde se Muhamedi ka qenë në të vërtetë një prift i krishterë ose madje kardinal që, për arsye ambicjeje ka braktisur kristianizmin dhe duke krijuar një sekt të ri, ka realizuar qëllimet e tij.[96]
Në letërsinë mesjetare Muhamedi përmendet për herë të parë në epet kreshnike të vjetra franceze. Në eposin e Rolandit (prej vargut 2590) ai përshkruhet si idhull, figurën e të cilit luftëtarët saraçenë e marrin me vete në betejë dhe pas disfatës (humbjes) e përdhosin. Edhe në letërsinë gjermane të mesjetës së mesme, në epikën në vargje të Willehalm-it të Wolfram von Eschenbach-ut si dhe në Rennewart të Ulrich von Türheim-it, Muhamedi përshkruhet si idhull. Në letërsinë mesjetare angleze Muhamedi portretohet në tregimin e Piers Plowman-it të William Langland-it si kardinal renegat (tradhëtar) ndërsa në tregimin e Off Machomet the false prophete në Fall of Princes të John Lydgate-it ai paraqitet si heretik dhe profet i rremë.
Në kohën e re

Ilustrim i marrë nga La vie de Mahomet (Jeta e Muhamedit) nga M.
Prideaux, botuar në vitin 1699. Muhamedi paraqitet këtu me një shpatë
dhe një gjysmëhënë në dorë ndërsa i vë këmbën globit, një kryqi dhe dhjetë urdhëresave.