Rikja dhe Elona Sqarohen. Elona:” Duan të na përçajnë”;

Posted by Unknown On Friday, May 3, 2013 0 comments
Rikja dhe Elona Sqarohen. Elona:” Duan të na përçajnë”;

Elona me Riken fillojnë të sqarojnë njëra-tjetrën në lidhje me debatin që Rikja pati me Ilirin i cili bëri një ndërhyrje shumë banale në diskutimin që ajo po bëntë. Ajo i rrëfen Elonës që nëse Iliri vazhdon me banalitetet e tij, herë tjetër do dalë jashtë vetes dhe nuk e di se çfarë do të bëjë.

Sipas Elonës, Rikja nuk ishte aty prezente në momentin që po bëhej shakaja dhe ajo besoi atë çka i tha Edberi. Elona i thotë se nuk bën mirë që të ketë kaq shumë besim te Edberi. Sipas saj ajo mund ta kishte kaluar muhabetin me qetësi dhe pa u acaruar. Elona Sipas Elonës, në këtë situatë Edberi ka përfituar duke dashur të nxjerrë Elonën dhe Ilirin sikur i janë kundërvënë Rikes. Rikja i rrëfen Elonës se Edberi i ka thënë Rikes se ajo e vlerëson shumë Ilirin, ndërkohë që ai nuk e vlerëson shumë Riken. Rikja e ka përgënjeshtrua këtë gjë duke i thënë se po e provokonte ilirin dhe nuk ka asnjë arsye tjetër. Sipas saj Edberi e ka akuzuar atë që Elona e përdor Riken duke e mësuar se si të flasë dhe të përgjigjet.

Sipas Elonës, ajo e ka kuptuar shumë mirë lojën e Edberit. Ajo thotë se qëllimi i tyre është që ta përçajnë Riken me Elonën dhe prandaj krijojnë situata të tilla për të përfituar. Por Rikja këmbëngul që ndërhyrja e Ilirit ishte shumë vulgare dhe nuk mund ta pranojë, pavarësisht se Elona përpiqet ta justifikojë duke i thënë që mos ta marrë aq për ters fjalorin e tij sepse qëllimi nuk e ka pasur aq të keq. Më pas vajzat përqafohen dhe i shprehin afrimitetin dhe dashurinë njëra-tjetrës;

0 comments:

Post a Comment