LG dhe Google në zhvillim të pajisjes së re Nexus?

Posted by Unknown On Friday, May 3, 2013 0 comments
Në të kaluarën LG dhe Google kishin bashkëpunuar për të sjellur gjeneratën e katërt të Nexus, pajisje kjo që u popullarizua për cilësinë dhe dizajnin e vecantë.
Ndërsa tani, sipas raporteve të fundit thuhet se këto dy kompani mund të jenë duke punuar prapë së bashku për të sjellur një version të ri të Nexus. Disa spekulime tjera që po qarkullojnë kohët e fundit bëjnë të ditur se LG është duke punuar në zhvillimin e LG Optimus G2, në të cilin mund të bazohet pajisja e re Nexus.
Deri tani nuk kemi detaje në lidhje me specifikat e pajisjes së re Google Nexus nga LG përvec spekulimeve se pajisja mund të lansohet gjatë tetorit të këtij viti.  /Indeksonline/

0 comments:

Post a Comment