Londër, 3 maj , Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg
mund të marrë shumë shpejt një vendim, sipas të cilit do të shpërblejë
me miliona euro ushtarët dhe paramilitarët serbë me miliona euro, për
pjesëmarrjen në luftën kundër shqiptarëve dhe NATO-s. Lajmin e
transmeton gazeta britanike Daily Mail, sipas së cilës këtë muaj një
panel i gjyqtarëve do të dëgjojë ankesat për dëmshpërblim. Mundësia e
tillë është përshkruar si cmenduri dhe bizare nga disa deputetë të
Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron. “Daily Mail” kujton
se këtë ushtarë kanë kryer pastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës,
dhe se NATO-ja me britanikët në të, ka bombarduar Serbinë për ta
shpëtuar Kosovën nga Miloseviqi. Gjykata pritet të urdhërojë pagesë për
rezervistët, pasi që ata janë ndjerë të diskriminuar, raporton KTV.
“Kjo është bizare. Lufta e Kosovës kishte të bëjë me parimet e
vetëvendosjes, dhe tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë në drejtimin e kundërt. Nuk
ka shumë gjëra që të bëjnë të kesh simpati për serbët, por kjo është
çmenduri. Kredibiliteti i Gjykatës do të bjerë shumë”, ka thënë deputeti
konservator Douglas Carsëell.
Gazeta britanike citon raporte të OKB-së që e kanë vlerësuar luftën e
Kosovës si përpjekje për pastrim etnik që do të realizohej me forma
kriminale, duke përfshirë deportimet, vrasjet dhe persekuptimin e
shqiptarëve të Kosovës.
0 comments:
Post a Comment