Plotësohet transicioni i Outlook.com, zhduket Hotmail

Posted by Unknown On Monday, May 6, 2013 0 comments
Microsoft njoftoi se tranzicioni i ngadalshëm nga Hotmail në Outlook.com, tani është kompletuar. Microsoft ka zëvendësuar shërbimin e plakur Hotmail me faqen e saj të re Outlook.com, duke zhvendosur mbi 150 petabyte emaile dhe informacione brenda gjashtë javëve, sipas kompanisë. Tani zyrtarisht Hotmail ka mbaruar.

Microsoft gjithashtu krenohet se 400 milionë përdorues tani janë duke përdorur Outlook.com, e cila duket si një sasi e madhe për një shërbim të ri, por mbi një milion përdorues janë regjistruar brenda disa orëve në Outlook.com.

Microsoft lansoi Outlook.com gjatë verës së vitit të kaluar, si një shërbim i ri emailesh që do të zëvendësojë përfundimisht Hotmail dhe të hapë dyert për përfshirjen e më shumë karakteristikave.

0 comments:

Post a Comment