Australi, një nënë vret aksidentalisht dy djemtë

Posted by Unknown On Tuesday, April 30, 2013 0 comments
Vënia në jetë e një fëmije ka një kosto të madhe fizike, të cilën shumë prindër nuk kanë qenë të përgatitur ta përballojnë. Netë pa gjumë dhe përkujdesje e vazhdueshme 24 orë në 24 në muajt e parë, e bëjnë jetën tepër të mundimshme, për secilin prej prindërve. Në rastin e një nëne australiane, sfilitja u shndërrua në një tragjedi, e cila ka fituar një vëmendje kombëtare në të gjithë vendin. Miranda Hebble, në qytetin e Perthit, vendosi dy djemtë e saj, 2 vjeç dhe 10 muajsh në vaskë, për t’i bërë dushin e zakonshëm.
Pasi vendosi fëmijët në vaskë, ajo shkoi të shtrihej, me qëllim që të relaksohej për pesë minuta, ndërsa dy vëllezërit mund të argëtoheshin duke luajtur me ujin, një aktivitet i tyre i preferuar.
Megjithatë, e sfilitur nga netë të tëra pa gjumë për shkak të të qarave të djalit të vogël, Miranda u zhyt në një gjumë të thellë prej 10-orësh.
Kur u zgjua, nëna shkoi të kontrollonte djemtë, por pa të birin 10-muajsh duke notuar përmbys mbi vaskë, ndërsa djalin e madh të shtrirë të pajetë në dysheme, transmeton TCH.
2-vjeçari, duke shfrytëzuar të gjithë forcën e tij fizike, kishte arritur të kapërcente vaskën, por kishte ndërruar jetë pak më vonë, si rrjedhojë e mbytjes nga uji që kishte pirë e përplasjes së kokës në dysheme në momentin e daljes nga vaska.
Babai i fëmijëve, Christopher Stevens, u lajmërua për fatkeqësinë ndërsa ishte në punë, pasi si i vetmi i punësuar i familjes, i duhej të punonte me orë të gjata, shpesh jashtë qytetit.
I shkatërruar nga dhimbja, ai vendosi që të ndahej nga bashkëshortja, të cilën e konsideron përgjegjëse. Nga ana e saj, Miranda përballet me një proces gjyqësor për vrasje nga pakujdesia dhe një trajtim psikologjik për të përballuar traumën.
Mbi të gjitha, rasti i saj fitoi një vëmendje të gjerë mediatike, duke shërbyer si një rast apeli dhe ndërgjegjësimi për të gjithë ata punëdhënës, që ushtrojnë presion mbi punonjëset e tyre që të rikthehen në punë, sa më shpejt pas lindjes. /Telegrafi/

0 comments:

Post a Comment