Ministria serbe e Arsimit e njeh Kosovën

Posted by Unknown On Tuesday, April 30, 2013 0 comments
Ministria e Arsimit në Serbia në promovimin e një projekti, ka përdorur harta në të cilën Kosova figuron e ndarë nga Serbia. Gjatë promovimit të një projekti për ndërtimin e nanoqendrës teknologjike në Beograd, nga ana e ministrit serb të Arsimit, Zarko Obradovic, para shumë mysafirëve të ftuar në Akademinë Serbe të Shkencës dhe Arteve, janë radhitur slajde me harta, në të cilat Serbia është prezantuar pa Kosovën, transmeton “Alo”.
Prezantimin e ka bërë ndihmësi i ministrit të Arsimit, Radomir Zikic, e ka arsyetuar këtë duke thënë se në prezantimin grafik është përdorur harta e një pjese të Evropës e marrë nga publikime ndërkombëtare.
“Harta e prezantuar nuk paraqet qëndrimin e politikës tonë shtetërore apo të Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës, lidhur me kufijtë e shteteve të rajonit”, ka thënë Zikic.

0 comments:

Post a Comment