Dy të vdekur

Posted by Unknown On Tuesday, April 30, 2013 0 comments
( E plotësuar) Ka vdekur edhe personi i dytë i cili ishte në veturën që u përplas në drunj në afërsi të qytetit të Pejës. Sipas burimeve të Indeksonline A.M nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Ai ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
...................
Një aksident i rendë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në orët e pasdites në rajon të Pejës. Në rrugën Klinë –Pejë, në brendi të Pejës, si pasojë e një aksidenti me makinë ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes D.D nga Radulloci i Komunës së Klinës.
Në veturë ka qenë edhe një tjetër person. Sipas burimeve të Indeksonline, ai është dërguar në QKUK në gjendje të rendë shëndetësore.
Sipas dëshmitarëve të rastit aksidentit ka ardhur pasi ngasësi ka hyrë në tejkalim, por në pamundësi për të tejkaluar një veturë ka përfunduar në një turrë të drunjve.
Indeksonline ka provuar që të kontaktojë edhe më zyrën e informimit të Policisë të rajonit të Pejës, por ata nuk janë lajmëruar. /Indeksonline/

0 comments:

Post a Comment