Serbët e Kosovës nuk pranojnë marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë të arritur në Bruksel, ndërsa paralajmërojnë protesta, madje
edhe në Beograd, ka thënë kryetari ilegal i Zubin Potokut, Slavisa
Ristic, pas takimit me kryeministrin serb Ivica Dacic dhe me
zëvendëskryeministrin e parë të Serbisë, Aleksandar Vucic. Serbët
nga Kosova kërkojnë nga Dacic referendum në të cilën njerëzit do të
deklaroheshin për marrëveshjen e Brukselit, “nëse serbët e Kosovës do të
mbeten në sistemin kushtetues dhe ligjor të Serbisë”.
"Në qoftë se qeveria e ka ndërmend ta zbatojë (marrëveshjen), këtë do ta bëjnë pa ne, e natyrisht, askush nuk mund të jetë më i fortë se shteti. Shteti mundet të ndërmarr ndonjë akt e të na heq nga këto poste”, ka thënë Ristic. "Me këtë marrëveshje ne jemi duke u bërë pjesë e rendit kushtetues të ashtuquajturës Kosovë e pavarur dhe kjo është arsyeja pse ne nuk e pranojmë”. /Telegrafi/

0 comments:
Post a Comment