Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje të plota para
ndeshjes së nesërme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë
Borussia Dortmund.Portugezi shënoi golin e vetëm për
spanjollët në disfatën 4-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar
javën e kaluar, por mungoi në fitoren 2-1 të vikendit ndaj Atletico
Madrid për shkak të një lëndimi në këmbë.
Megjithatë, Ronaldo nuk është në rrezik për të munguar në ndeshjen kthyese të së martës në Santiago Bernabeu, pasi është kthyer në stërvitje sërish pas një pauze të shkurtër.
Sulmuesi u është bashkuar lojtarëve të tjerë të Realit të hënën dhe nuk ka vërejtur ndonjë problem gjatë stërvitjes.
Ronaldo ka kaluar një sezon të shkëlqyeshëm për Madridin, duke shënuar 51 gola në 50 paraqitje në të gjitha garat, dhe Madrid shpreson të shtojë numrin e golave, derisa synon të rikthehet në fushë nesër për të kërkuar finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

0 comments:
Post a Comment