Cilat jane 5 rregullat e arta per nje ushqyerje te shendetshme dhe
perfekte? Ne po jua zbulojme nepermjet ketij artikulli teper interesant
dhe te dobishem…
Dieta
Te ushqehesh ne menyre te shendetshme ndonjehere kerkon ndonje
sakrifice, por edhe nje baze te mire informacioni. Po, sepse kur flitet
per dieta dhe nje ushqyerje korrekte te zakonshme, kemi nevoje per
informacionet e duhura qe na ndihmojne te hame me mire dhe se dyti te
mbrojme shendetin tone. Kete duhet ta bejme pavaresisht planeve te
momentit per t’u dobesuar apo shendoshur. Duhet te jemi te informuar per
ushqimet qe na bejne mire dhe per ato qe jane te demshme. Pasi ta kemi
bere kete, nuk eshte fare e veshtire, mjafton vetem te konsumojme ato me
te shendetshmet e te heqim dore nje here e pergjithmone nga patatet e
skuqura apo embelsirat me shumice. Ju sugjerojme ne vazhdim 5 rregulla
te arta te ushqyerjes, te dobishme per te menaxhuar ne menyren me te
mire regjimin tone te te ushqyerit.
1. Mos e lini asnjehere pa e ngrene mengjesin
Pas kalimit te nje nate dhe clodhjes se metabolizmit, gjeja e pare
qe duhet te beni ne mengjes eshte qe te vini stomakun ne pune duke
ngrene nje mengjes te pasur, i cili do t’ju jape energjine e duhur per
ta perballuar sa me mire diten. Nje mengjes perfekt mund te jete nje
qull, ndoshta i pergatitur me fruta te fresketa ose te thata. Dritherat,
ne fakt, pavaresisht se jane ushqimi i preferuar i te dashuruarve me
mengjesin, duhet te shmangen per sheqerin e shumte qe permbajne.
2. Mbajeni organizmin te hidratuar
Simptomat per te kuptuar se kur organizmi eshte i dehidratuar jane:
lodhje e pazakonte, marramendje, oreks konstant, lekure e thate, urine
me e erret se zakonisht dhe nje letargji e pergjithshme. Nga ana tjeter
jeni shume me fat nese konstatoni qe nje pjese e madhe e organizmit tuaj
eshte e hidratuar, apo ka perberje uji. Eshte me te vertete esenciale
qe organizmi juaj te hidratohet vazhdimisht me uje apo lengje te tjera
natyrale si per shembull suko frutash pa sheqerna.
3. Nje test per 20 dite
Provoni te beni nje test: hani 20 ushqime te shendetshme, por te
ndryshme, cdo dite per gjate 20 diteve. Ne kete menyre, pervecse do te
kenaqni oreksin tuaj, do t’i siguroni organizmit nje game te gjere
substancash ushqyese si vitamina minerale etj.
4. Limitoni kripen
Nje keshille e dobishme jo vetem per shendetin, por edhe per nje
forme te shkelqyer fizike, eshte ajo qe duhet te limitoni (ose me mire
akoma te eliminoni) perdorimin e kripes ne kuzhine. Nje konsumim i lart i
kripes, pervecse favorizon mbajtjen e ujit, shkakton uljen e
temperatures trupore, nje rritje te presionit te gjakut dhe,
rrjedhimisht, nje mosfunksionim te sistemit kardiovaskular.
5. Evitoni te darkoni shume vone
“Mengjes si mbret, dreke si princ dhe darke si i varfer”. Jo
gjithmone theniet e njohura jane te gabuara. Ne kete rast, ne fakt,
eshte nje keshille mjaft e mire qe te evitoni se ngreni nje vakt te
bollshem perpara se te shkoni te flini gjume, sepse organizmi arrin ta
marre me shpejt energjine e ushqimit gjate pjeses se pare te dites, kur
natyrisht punon me shume.
Frutat dhe perimet me ushqyese
Eshte e nevojshme te hani nje shumellojshmeri frutash dhe
zarzavatesh cdo dite per te perfituar maksimumin e lendeve ushqyese,
keshtu qe mos ngurroni te ushqeheni ndryshe dhe ne menyre te pasur.
Brokolit jane nje burim fantastik i pashtershem me vitamine C,
betakaroten, acidi folik, hekuri dhe potasi. Permbajne gjithashtu
perberes te quajtur indole, qe ndihmojne ne parandalimin e kancerit. Te
fresketa apo te kaluara ne mikrovale, sepse po te ziejne, ato i humbin
vlerat qe ofron vitamina C.
Shpargu eshte nje ushqim cudiberes me veti te spikatura mjekesore.
Shpargu eshte i pasur ne acid folik dhe vitamina C, E dhe betakaroten.
Lakra e bardhe eshte nje tjeter ushqim i pasur ne vitamina C, K, E dhe
potas. Permban gjithashtu betakaroten, fibra, tiamine dhe te tjera
substanca per parandalimin e kancerit
0 comments:
Post a Comment