Reagon Cristiano Ronaldo: Nuk e kam tradhëtuar Irinën!

Posted by Unknown On Sunday, April 28, 2013 0 comments
Futbollisti i Realid të Madritit,Cristiano Ronaldo,i quajti trillime dhe mashtrime deklarata se ai ka kaluar një natë me modelen braziliane Andressa Urach,në një hotel të Dortmundit. Vetë bukuroshja braziliane e njohur ndryshe “Zonja bum bum” përhapi zërat duke pohuar se kishte fjetur me portugezin.
Por ylli i futbollit në një koment në Twitter mohoi akuzat se ka tradhëtuar të dashurën supermodele,Irina Shayk,para ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League.
Ronaldo mohoi gjithçka: “Më informuan se “The Sun”,besnike ndaj linjës së saj editoriale,publikoji një artikull ku një e ashtëquajtur Andress kërkon të fitojë famë në kurrizin tim. Pyes veten përse kjo ndodhi në prag të një ndeshje kaq të rëndësishëme për ekipin tim. Dua të saktësoj se gjithçka në lidhje me këtë spekulim është një shpifje e ulët,e se unë ndjehem shumë i irrituar nga kjo përpjekje për të dëmtuar jetën time personale”,transmeton “NOA”.  P.K

0 comments:

Post a Comment