Kosova merr pjesë në Samitin e shteteve karibiane

Posted by Unknown On Sunday, April 28, 2013 0 comments
Port Au Prince, 28 prill 2013
Në Port Au Prince të Haitit mbylli punimet Samiti i pestë i krerëve të shteteve të Asociacionit të Sheteve të Karibeve. Republika e Kosovës u ftua të merr pjesë për herë të parë zyrtarisht, ndërsa në Samit ishte e përfaqësuar nga Zëvendës Ministri i Jashtëm, Petrit Selimi.
Gjatë qëndrimit në Port Au Prince, zëvendësministri Selimi u prit nga presidenti i këtij shteti që njohu Kosovën më 2012, Michel Joseph Martelly si dhe nga kryeministri, Laurent Lamothe.
Nikoqirët nga Haiti e siguruan zëvendësministrin për përkrahjen e vazhdueshme të Haitit në procesin e njohjës së Kosovës nga shtetet fqinjë, ndërsa e përshëndetën edhe marrëveshjen e arritur në mes të Serbisë dhe Kosovës si hap të rëndësishëm në integrimin ndërkombtarë të Kosovës. Kryeministri, Lamothe pranoi ftesën personale të Qeverisë së Kosovës për vizitë shtetërore në Kosovë në muajt e ardhshëm.
Zëvendësministri, Selimi u ftua të marr pjesë edhe në takimin e ministrave të jashtëm të këtij Asociacioni që mbledh 25 anëtarë të shteteve ishuj si dhe të Amerikës Latine.
Zëvendësministri pat takim me sekretarin e organizatës tjetër që mbledh shtete e Karibeve Caricom, Irwin LaRocque me të cilin biseduan përzemërsisht për mundësinë e rritjes së ndërveprimit të Republikës së Kosovës me shtetet e këtij grupimi të rëndësishëm rajonal. LaRocque siguroi zëvendësministrin Selimi se marrëveshja e arritur në Bruksel ka pasur jehonë në të gjitha shtetet e CARICOM dhe se përbën një argument të rëndësishëm për njohjen e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Samit, zëvendësministri Selimi pati edhe takime të shumta bilaterale. Takim miqësor u zhvillua me ministrin e jashtëm të Grenadës, Nickolas Steele. Ministri Steele e siguroi zëvendësministrin Selimi se Grenada është duke përcjellur me vëmendje zhvillimet pozitive në Ballkan dhe se shteti i tij do të jetë në hap me zhvillimet duke e njohur Kosovën.
Në margjina të Samitit, zëvendësministri Selimi u takua edhe kryeministren e Xhamajkës, Portia Simpson-Miller, e cila siguroi zëvendësministrin Selimi se shteti i saj është duke përcjellur me vëmendje situatën dhe do të reagon sipas zhvillimeve në terren.
Në margjina të Samitit, Selimi u takua edhe me zëvendëskryeministrin e Kubës, Miguel Díaz-Canel. Në një takim të parë ndonjëherë midis dy shteteve, Diaz-Canel shprehi dëshirën për një shkëmbim më të madh të informatave midis Kosovës dhe Kubës dhe deklaroi se Kuba ka përcjellur me seriozitet dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
Selimi pati bisedë të gjatë dhe të ngrohtë edhe me ministrën e jashtme të Barbadosit, Maxine McClean, e cila tha që shteti i saj do ta përkrah dialogun dhe do të vjen në përfundim të logjikshëm duke përcjellur shtetet tjera të rajonit.
Gjatë qëndrimit një-ditor, Selimi u prit edhe në Ambasadën amerikane në këtë shtet ku e informoi zëvendesambasadorin, Marc L. Desjardins dhe këshilltarët politikë me të cilat u shkembyen informata rreth situates politike në Ballkan dhe Karibe dhe procesin e njohjeve të Kosovës.
Selimi pati takime informuese edhe me shtetet tjera pjesëmarrëse dhe observuese në samit si Korea e Jugut, Kolumbia, Finlanda, Hondurasit dhe Belizes.

0 comments:

Post a Comment