77 milionë “Xbox 360”

Posted by Unknown On Wednesday, April 24, 2013 0 comments
Kompania “Microsoft” i ka shitur 1.3 milion pajisje “Xbox 360” gjatë tre muajve të fundit, gjë që ka ndikuar që numri i përgjithshëm i konsoleve të shitur të lojërave të rritet në 77.2 milionë në mbarë botën që nga nëntori i vitit 2005, kur konsoli ishte paraqitur në treg për herë të parë. Gjatë çerekut të dytë të vitit janë shitur 1.3 milion konsola, gjë që paraqet një rritje prej 9% krahasuar me një vit më parë. “Microsoft” i ka publikuar këto rezultate në kuadër të raportit më të ri financiar për periudhën prej tre muajsh, i cili ka përfunduar më 31 mars. Njëkohësisht, është theksuar se “Xbox Live” ka më shumë se 46 milionë anëtarë, gjë që është për 18% më shumë krahasuar me vitin paraprak.

0 comments:

Post a Comment