Policia e Bostonit ndalon tre persona të tjerë

Posted by Unknown On Thursday, May 2, 2013 0 comments
Policia e Bostonit thotë se tre persona të tjerë janë ndaluar si pjesë e një hetimi të sulmeve vdekjeprurëse në Maratonën e  Bostonit dhe autoritetet po i akuzojnë ata se ndihmuan njërin nga vëllezërit e dyshuar, Dzhokar Tsarnaev në ditët pas shpërthimeve të 15 prillit.
       
Zyrtarët e rendit dhe një avokat mbrojtjeje identifikuan dy të dyshuarit sot si qytetarë kazakë që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara për të studiuar në Universitetin e Masaçusetsit në Dartmouth, e njëjta shkollë ku ishte regjistruar Tsarnaevi.
       
Dy të dyshuarit të identifikuar si Dias Kadyrbayev dhe Azamat Tazhayakov ishin ndaluar për mbi një javë nën akuzat se kishin shkelur vizat studentore. I dyshuari i tretë, një amerikan nuk u identifikua nga autoritetet.
       
Autoritetet u thanë mediave amerikane se të dyshuarit mendohet se kishin zhdukur prova të lidhura me sulmet me bombat ku gjetën vdekjen tre vetë dhe u plagosën mbi 250.

0 comments:

Post a Comment