Fotografët spiunues kanë arritur të zënë Golf
7 R duke u testuar në prag të premierës së tij të mundshme zyrtare në
panairin e automobilave në Frankfurt. Modeli i ri do të duhet të fitonte
maskën e përparme më agresive, pragjet më të gjera dhe tuba të
katërfishtë për hedhjen jashtë të gazrave.
Golf R i ri do të mund të zhvillonte madje 300 kuaj fuqi nëse spekulimet për motorin turbo 2.0-litra me 4-cilindra do të tregoheshin të vërteta. “Ëmbëlsira e veçantë” do ta ketë tërheqjen në të katër rrotat, dhe derisa Golf 6 R ka qenë për 150 kilogramë më i rëndë se Golf 6 GTI, R i gjeneratës së re do të jetë më i rëndë për 100 kilogramë se versioni i paraqitur kohë më parë GTI, transmeton portali shqipmedia.
Kjo veturë do ta ketë pezullimin sportiv, 19 apo 20-inç alu-fellne, frenat më cilësor dhe sistemin e përmirësuar “ESC” i cili mund të fiket e kjo gjë nuk është e mundur te GTI versioni.
Së bashku me tërë këto pajisje, Golf 7 R me lehtësi do të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për më pak se 6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale me siguri në mënyrë elektronike do t’i kufizohet në 250 km/h. Pritet që çmimi i një veture të këtillë kur të paraqitet në treg të sillet rreth 35.000 euro. /albeu.com/

0 comments:
Post a Comment