Napoli siguron vendin e dytë, sërish shënon Xhemajli

Posted by Unknown On Sunday, April 28, 2013 0 comments
Napoli ka mposhtur Pescara-n, ndërsa Blerim Xhemajli ka vazhduar të tregojë formën e tij të mirë. Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane  ka gjetur sërish golin, në fitoren 3-0 të Napolit në në Pescara.

Ai dha vulën përfundimtare  këtij takimi, pasi realizoi gol në minutën e 82-të, ndërsa më parë kishin shënuar Gokhan Inler (46’) e Goran Pandev (58’), ka transmetuar Shekulli online.

Kjo fitore siguron përfundimisht Napolit vendin e dytë në tabelë. Futbollisti tjetër shqiptar, Valon Behrami, mungoi në këtë takim, për shkak të pezullimit. Më herët Udinese mposhti 1-0 Cagliarin në transfertë, ndërsa Atalanta dhe Bologna u ndanë në barazim 1-1.

0 comments:

Post a Comment