Mustafa: Po vjen koha e LDK-së

Posted by Unknown On Saturday, April 27, 2013 0 comments
Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, sot ka shënuar 23-vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa theksoi se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet nacionale si dhe shumicën e komunave të Kosovës. Ai shtoi se, Kosova ka nevojë për kthimin e dinjitetit qytetar e shtetëror, kredibilitet të cilin mund ta kthejë vetëm partia e tij.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheq më shtetin tonë, ngase koha e LDK-së, po vjen. LDK zotohet për udhëheqje të dinjitetshme, duke u angazhuar për rikthimin imazhit të rrënuar të shtetit tonë në botë”, theksoi Mustafa duke shtuar se historia e ndërtimit të shtetit të Kosovës është e lidhur ngushtë edhe me ecurinë e LDK-së si organizim politik në kontekstin nacional.
“Kemi zgjedhur këtë ditë për të kujtuar ideatorët e shtetit të Kosovës, gjithë ata që i qëndruan besnik LDK për 23 vjet, duke qëndruar të palëkundur përballë të gjitha sfidave qe e kanë përcjellë shtetin tonë. Gjithashtu, përkulemi para veprës së njeriut tonë fisnik presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i cili me mençurinë dhe guximin e tij, vuri themelet e shtetit të pavarur, sovran e demokratik, me aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Mustafa, transmeton Standarti.info.
Ai tha se LDK demonstron metodat më të mira të qeverisjes së djathtë sipas modeleve evropiane. Mustafa thekson se aleanca me qytetarin garanton fitoren e LDK-së. “LDK do të fitojë zgjedhjet në të gjitha nivelet, sepse Lidhja Demokratike mban aleancë të fuqishme me qytetarin për qeverisje të mirë, të përgjegjshme dhe të integruar”, tha Mustafa.
Nderkaq, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, e quajti kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin të pa përgjegjshëm dhe të pa edukatë.
“Kryeministri Hashim Thaçi është i papërgjegjshëm. Kosova e ka një kryeministër të pa edukatë, dhe se vendit i duhet një udhëheqës më i përgjegjshëm dhe më i dëshmuar, siç është Isa Mustafa”, theksoi Beqiri, duke shtuar se nga papërgjegjësia e keqqeverisjes Kosova ka ngelur në proceset e zhvillimit ekonomik dhe në ato integruese.
Korab Sejdiu i përmendur në media si kandidat i mundshëm i LDK-së për Prishtinën sot ka marr pjesë në kremtim.
Pos figurave të jetës politik të LDK-së, festen e ka madhështuar edhe prania e këngëtares, Adelina Ismaili, e cila ka kënduar disa këngë.

0 comments:

Post a Comment