Mercedes e prezantoi konceptin GLA

Posted by Unknown On Tuesday, April 30, 2013 0 comments
Prodhuesi i njohur i makinave “Mercedes-Benz” pikërisht këto ditë i publikoi fotografitë e para zyrtare të konceptit të ri, atij GLA i cili premierën do ta ketë në panairin e veturave që mbahet këto ditë në Shanghai.
Fotografitë e shfaqin një “crossover” me dizajn tërheqës i cili veçohet me kapakun “e fryrë” të motorit, xhamin e përparmë kënddrejtë, mbrojtësit nën parakolp, me kulmin karakteristik, mbrojtësit e baltës të mëdhenj, tubat e dyfishtë për hedhjen jashtë të gazrave dhe “alu-fellnet” 20-inç në të cilat gjenden gomat me dimensione 255/45 R20. Versioni përfundimtar serik shumë detaje do t’i merr nga A-klasa, por për dallim nga ai model ky koncept ka shasi dukshëm më të lart nga toka.
Ky “crossover” është i gjatë 4.38 m., i gjerë 1.97 m. dhe i lartë 1.57 metra. Së bashku me hapësirën ndërboshtore prej 2.69 metra. Për tërheqje është përgjegjës motori 2.0-litra, me 4-cilindra turbo i cili është marrë nga A250 modeli dhe i cili zhvillon 211 kuaj fuqi dhe është i pajisur me ndërruesin “7G-DCT” me lidhje të dyfishtë dhe me tërheqjen “4MATIC” në të katër rrotat.
Motorika e versionit serik do të jetë e ngjashme sikurse të “hatch…”, që do të thotë se në ofertë do të gjenden motorët 4-cilindërsh me benzinë dhe me naftë me forcën deri në 211 KF. Në përgatitje është edhe versioni AMG i pajisur me motorin 2.0-litra me katërcilindra prej 354 KF.

0 comments:

Post a Comment