Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, ka
konfirmuar se Gonzalo Higuain do të largohet nga klubi mbretëror gjatë
verës. Ai po ashtu konfirmoi se Real Madridi do të transferojë dy
sulmues për të përkrahur Karim Benzeman. Argjentinasi
dështoi në dy-tri mundësi të mira në gjysmëfinalen ndaj Dortmundit dhe
pasi e lëshoi nga dora mundësinë e fundit për të fituar besimin e
klubit, duke se Real Madridi ka plane serioze transferuese gjatë verës.
“Në
një klub të madh si Real Madridi, është e zakonshme që të ketë vend për
dy-tri sulmues të klasit botëror. Kanë qenë Higuain dhe Benzema.
Higuain do të shkojë, Benzema do të qëndrojë dhe dy të tjerë do të
vijnë”, ka konfirmuar Sanchez për Le 10 Sport.
Real Madridi po lidhet me transferimet e Radamel Falcaos, Edinson Cavanit dhe Zlatan Ibrahimovicit. /Telegrafi/
0 comments:
Post a Comment